Një sondazh i realizuar në faqen sportive gjermane Sport1, ka vlerësuar fanellën e kombëtares shqiptare si më të bukurën në Euro 2016. Bluza e re e futbollistëve tanë, e cila u prezantua vetëm dy muaj më parë mori 26,000 vota, e ndjekur nga Turqia me 24,000 vota dhe në vend të tretë u rendit Gjermania me 4,600 vota.

Në fanellën e kombëtares shqiptare është dizajnuar simboli i shqiponjës nga Glon Bakalli dhe ka fituar vendin e pestë si uniforma më e shtrenjtë. Në të janë shkruar edhe disa vargje që supozohet të motivojnë dhe frymëzojnë personat që i mbajnë veshur.
kombetarja
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)