Shqipëria me “Ju kam lënë malin”
në Bienalen e Venecias, ja lista

Shqipëria me “Ju kam lënë malin”<br />në Bienalen e Venecias, ja lista
Shpallet lista përfundimtare e pjesëmarrësve në ekspozitën e 15-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias, 2016. Shqipëri do të paraqesë "Ju kam lënë malin" në Bienalen e Venecias, e cila do të mbahet nga 28 maj deri më  27 nëntor 2016. Vepra e artit “Ju kam lënë malin është kuruar nga Simon Battisti, Leah Whitman-Salkin dhe kolektivi dizenjues Åbäke.

Pavijoni shqiptar i përgjigjet temës "Raportim nga Fronti" i kuratorit të Bienales Alejandro Aravena, duke paraqitur një gjendje që ka përcaktuar thurrjen urbane të Shqipërisë: arkitektura e zhvendosjes dhe migrimit. Kuratorët kanë porositur tekste të reja rreth arkitekturës së zhvendosjes nga shkrimtarë, poetë e krijues të skenës ndërkombëtare: poeti Etel Adnan, poeti Mourid Barghouti, shkrimtari Michel Butor, artistja Claire Fontaine, arkitektja Yona Friedman, artisti Anri Sala, antropologu Michael Taussig, ekonomisti Yanis Varoufakis, shkrimtarja Ornela Vorpsi dhe urbanisti Finn Williams.

Tekstet interpretohen nga këngëtarët më të mirë iso-polifonikë shqiptarë. Këngët do të dëgjohen në pllaka gramafoni 30cm, të cilat do të luajnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së Bienales së Venecias si një instalim tetë-kanalësh.

Zërat e Shqipërisë do të mbushin pavijonin. Katër grupe kanë kontribuar me talentin e tyre muzikor dhe krijues për të realizuar këtë inçizim të veçantë: grupi nga Fieri udhëhequr nga Shaban Zeneli, me: Petrit Canaj, Llazar Dumi, Kastriot Halihoxha, Nesim Meno, Muharrem Mezani, Guri Rrokaj, Fatmir Tahiraj; grupi ‘Bilbili’ nga Vlora, organizuar nga Sejmen Gjokoli, me: Adriatik Genko, Viktor Gjoka, Sinan Gjoleka, Vendim Kapaj, Piro Latifaj, Dejrim Muhafaraj, Trifon Mulaj; grupi nga Tirana me: Dhurim Ballo, Sotir Ballo, Nazo Celaj, Trifon Golemi, Mehmet Vishe, Hyso Xhaferraj; e së fundi grupi i grave nga Himara, me: Luljeta Çipa, Valentina Gerdhuqi, Violeta Gerdhuqi, Zaharulla Koka, Polite Merkuri, Eglanda Prifti, dhe Vojsava Zenelaj, organizuar nga Kristo Çipa. 

Pavijoni shqiptar në Venecia do të shndërrohet në një hapësirë ​​dëgjimi kolektiv. "Ju kam lënë malin" hap bisedën lidhur me urbanizmin e emigrimit, duke projektuar çështjen shqiptare në skenën ndërkombëtare, me qëllimin e qartë për t’i kthyer dialogun dhe variacionet mbi të, sërish në Shqipëri. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin