Kjo është hera e dytë që konfirmohet vizita e presidentit të KE-së, Barroso, në Tiranë. Tri vite më parë, ai do ta anulonte vizitën e tij në Tiranë, për shkak të situatës së atëhershme të krijuar nga tensionet politike që ekzistonin në vend, pas zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011, ku me një diferencë të ngushtë votash, Lulzim Basha do të sillte rotacionin në drejtimin e kryeqytetit shqiptar, pas tri mandatesh nga drejtimi i tij prej Kryeministrit aktual, në atë kohë kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama.
Pikërisht nga kjo situatë, presidenti Barroso do ta anulonte vizitën e parashikuar për t’u zhvilluar më 18 maj, ku kishin mbetur 24 orë para se ai të zbriste në aeroportin “Nënë Tereza”.
Por tre vjet më pas, vizita e presidentit të KE-së vjen në momentin kur BE-ja ka vendosur për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)