Shqipëria miqësore me Austrinë
De Biasi sinjal Gashit dhe Berishës 

Shqipëria miqësore me Austrinë<br />De Biasi sinjal Gashit dhe Berishës 
Prezantohet zyrtarisht uniforma e re e ekipit kombëtar shqiptar të futbollit për finalet e Kampionatit Europian “France 2016” dhe kontrata e re me sponsorin teknik kompaninë “Macron”.

Për herë të parë në histori kombëtarja shqiptare e futbollit, do të luajë me një bluzë të personalizuar dhe do të përfitojë nga një marrëveshje me sponsorin teknik 2016-21 mbi 6 milionë euro. Prezantimi u realizua në praninë e figurave të rëndësishme të futbollit shqiptar, të ish-futbollistëve, trajnerëve dhe drejtuesve të skuadrës kombëtare, të përfaqësuesve të biznesit shqiptar dhe sponsoreve të FSHF.

Modeli
Dezajni i fanellës nga ‘Pik’ creative është një ndërthurje e simboleve dhe trashëgimisë kulturore me modernen e pagëzuar ‘Triumf’ është me një shqiponjë dykrenare në pjesën e përparme të vendosur në mes në të tria fanellat në tri ngjyra, tradicionalja kuqezi, e dyta e bardhë dhe e tretë e zezë.

ë brendësi fanella ka një shkrim të veçantë në gjuhën shqipe që do të jetë frymëzues për të gjithë personat që do ta mbajnë veshur atë. “Ti Shqipëri më jep nder”.

Duka
Pas prezantimit dhe firmosjes së marrëveshjes me përfaqësuesin e kompanisë italiane, Duka u shpreh “Futbollistët realizuan ëndrrën tonë drejt Francës, ndërsa përgatitjet drejt finaleve të evenimentit sapo kanë nisur.

Ne kemi si detyrë që t’i mundësojmë kombëtares që të jenë një ekip realisht dinjitoz në Francë. Zgjodhëm kompaninë që i ofronte kombëtares jo vetëm cilësinë më të mirë, por arritëm edhe një marrëveshje shumë të mirë në aspektin ekonomik”tha ai.

Sponsori
Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë italiane me qendër në Bolonja dhe jo shumë e njohur në botën e futbollit, Gianluca Pavanello u shpreh se ‘Fanellat do të jenë shumë të bukura, shpresoj që do tu pëlqejnë tifozëve, por edhe mjaft teknike, shumë teknologjike, me pëlhurë dhe detaje të cilësisë më të lartë. Ndoshta do ti ndihmojnë edhe lojtarët të performojnë edhe më mirë dhe të arrijnë rezultate të shkëlqyera”.

De Biasi
Nuk kishte si të mungonte në ceremoni edhe trajneri De Biasi, të cilit fanella i ka  lënë përshtypje të mira, ndërsa në deklaratën për mediat është ndalur më shumë te forma e lojtarëve dhe merkato.

“Shpresoj që Gjimshiti të ketë mundësinë të luajë në vazhdimësi te Atalanta dhe ta shfrytëzojë këtë rast. Lëvizja e Bashës është e duhura në këto momente, Kaçe është mënjanuar nga PAOK, ndërsa Etrit Berisha uroj që të vazhdojë të jetë titullar.

Gashi mund të shkojë në një vend apo në një tjetër, por të shohim deri të hënën”tha ai. Pyetjes për Besart Berishën De Biasi i është përgjigjur me heshtje.

Miqësoret
Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se më 26 mars Shqipëria do të zhvillojë një miqësore me një skuadër që është pjesëmarrëse në Europian, por nuk e ka bërë të ditur emrin e kundërshtarit, por sipas burimeve nga qeveria e futbollit shqiptar do të jetë Austria kundërshtari i kuqezinjve.

Ndërsa për sa i përket datës 29 mars, FSHF ka thënë se po punohet për të gjetur kundërshtar. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim