Shqipëria mund të dënohet nga UEFA
Alban Meha, baba për herë të dytë

Shqipëria mund të dënohet nga UEFA<br />Alban Meha, baba për herë të dytë
Fitorja e Kombëtares përballë Armenisë shoqërohet me një tjetër lajm të mirë për Alban Mehës, i cili është bërë baba për herë të dytë, pasi në jetë ka ardhur djali i tij Lounisi.
 
Të afërmit e familjes Meha tregojnë për Telegrafin se vogëlushi është në gjendje të mirë.
 
Lounisi i vogël është fëmija i dytë i Alban Mehës pasi ai ka edhe një vajzë.
 
 
Lenjani: Jam krenar që jam shqiptar
 
“Me plisa të bardhë, duke i treguar të gjithëve se jem krenar që jem shqiptarë” ky është statusi i Ermir Lenjanit pas fitores me Armeninë.
 lenjani
Lojtari kosovar që luan në Francë premton që vitin tjetër të udhëtojë në Francë, jo vetëm, por së bashku me Kombëtaren për kampionatin Europian.
 
 
Shqipëria mund të dënohet nga UEFA
 
Hyrja e disa tifozëve kuqezinj në fushë pas ndeshjes Shqipëri-Armeni mësohet se është regjistruar në protokollin e ndeshjes nga gjyqtari i katërt.
 
Për këtë gjë Shqipëria mund të dënohet me gjobë nga UEFA, por e sigurt është që nuk do të ketë një tjetër cështje si ajo e Serbisë.
shqiperia
Vlen të theksohet se para ndeshjes disa nga tifozët kuqezinj u përfshinë në një grindje jashtë stadiumit, ndërsa brenda u raportua fillimisht për disa trazira, por që më pas nuk u konfirmuan nga polica.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'