Kryetari i Kuvendit Ilir Meta teksa ka folur në konferencën “25 vite parlamentarizëm demokratik në Shqipëri” ka thënë se për anëtarësimin e vendit në bashkimin Europian do të ndërmerren të gjitha reformat e duhura, ndërkohë që reforma në drejtësi mbetet prioriteti më madhor.
”Reforma në Drejtësi është e rëndësishme për qytetarët, vendin, luftën kundër korrupsionit, krimit të roganizuar, forcimin e ligjit dhe transparencën. Reforma në drejtësi ka rëndësi për gjithë vendin. Lufta kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme. Do reformojmë gjithë sistemin e drejtësisë. “Drejtësia” rrit besimin e investitorëve” tha Meta.
Nga ana tjetër, Meta ka thënë se, Gjermania mbështet integrimin vendit tonë, ndërkohë që duhet përmirësuar cilësia e parlamentarizmi, demokracisë dhe institucioneve.
"Shqipëria është një vend anëtar i Nato-s, kandidat për në BE. Gjermania mbështetje për Shqipërinë dhe integrimin e saj. Duhet përmirësuar cilësia e parlamentarizmit, demokracisë e institucioneve. Arritjet janë të pamundura pa mbështetjen e Gjermanisë” ka shtuar ai.
Ndërkohë, Meta ka theksuar se në 25 vits Shqipëria ka bërë hapa pozitiv dhe ëhstë kthyer në faktor stabiliteti në rajon. Nga një vend bunker, sot kemi vëmendjen evropiane.
Ora 12:00 Meta: Sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë,
Kryetari i Kuvendit ka theksuar në këtë takim se, duhet që të ndryshohet sistemi zgjedhor, ndërkohë që marrëveshja për këtë duhet të jetë transparente.
Sipas tij, me sistemin aktual, deputetët e dinë nëse e marrin ose jo mandatin dhe se për këtë ata duhet ti rrinë besnik ideve të kryetarit të partisë.
“Të ndryshojë sistemi zgjedhor dhe marrëveshjet për ta bërë këtë duhet të jenë transparente. Të zgjidhet kriza e përfaqësimit të deputetëve në elektorat.
Deputet me sistemin aktual e dinë nëse janë ose nuk janë në parlament për shkak të besnikërisë ndaj kryetarit” ka thënë Meta.
Fjala e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta
Ora 11:35 Majko:Tempulli i parlamentarizmit në Shqipëri është goditur nga revolucionet
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko teksa ka folur në konferencën “25 vite Parlamentarizëm demokratik në Shqipëri” ka thënë se tempulli i parlamentarizmit në Shqipëri është goditur nga revolucionet.
Sakaq, ai ka shtuar se, pas viteve 1990 Shqipëria ka jetë parlamentare pas urrejtjes, ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë është mënyrë e re e të menduarit.
“Tempulli i parlamentarizmit në Shqipëri është goditur nga revolucionet. Jeta parlamentare në Shqipëri, pas urrejtjes. Parlamenti i këtyre 25 viteve karakterizohet nga mungesa e respektit ndaj të vërtetës. Kuvendi i Shqipërisë ka mënyrë të re të menduari. Jemi produkt i së kaluarës, jo produkt i së ardhmes’ tha Majko.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta Ora 11:35 Majko:Tempulli i parlamentarizmit në Shqipëri është goditur nga revolucionet