TIRANE- “Albanie 1912" shfaqet sot për herë të fundit në kinema Millennium pas dy ditësh projeksione. Dokumentari, një iniciativë e Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike sjell foto me ngjyra dhe filma nga "Arkivat e planetit" të fondacionit "Albert Khan".
Rreth 100 fotografi dhe 5 minuta xhirime të rralla sjellin në kohën tonë, Shqipërinë e së shkuarës në ngjyra. Dokumentari . Është realizuar nga Eol Çashku, me tekst të Ardian Marashit, rrëfyer nga Edmond Tupja, me kolonë zanore zërin e Inva Mulës.
Në këtë dokumentar Shqipëria do të vijë nëpërmjet portreteve të fëmijëve, burrave e grave, por edhe falë kostumeve e traditave, monumenteve dhe objekteve të kultit. Nuk mungojnë në koleksionin e fotografive edhe tregjet e dikurshme, dyqanet apo vepra të ndryshme në Tiranë dhe në Shkodër.
Me pak fjalë një ndërtim i Shqipërisë së dikurshme vjen nga të gjitha aspektet e jetës së atyre viteve. Por në dokumentar do të shfaqen edhe foto me ngjyra nga bota shqiptare në Kosovë e Maqedoni. Pas Tiranës, dokumentari do të shfaqet edhe në disa qytete kryesore të vendit si Shkodër, Elbasan, Pogradec, Vlorë, Sarandë etj.
KOLEKSIONI "KHAN"
Në prag të Luftës Botërore që fillon të shfaqet në fillim të shekullit XX me antagonizmat e mëdha dhe rivalitetet vrastare, Albert Kahn, bankier i pasur francez, rreshtohet midis njerëzve të rrallë të cilët besojnë në idealin e paqes universale. Ai vendos t'i kushtojë një pjesë të mirë të pasurisë së tij vizionit të paqes, duke i vënë në përfitim të të gjithë njerëzimit zbulimet e fundit të bashkatdhetarëve të tij të mëdhenj, vëllezërve Lumière.
Albert Kahn-i krijoi "Arkivat e Planetit", i bindur se njohja e tjetrit është rruga më e sigurt që çon në respektimin mes tyre të individëve dhe popujve. Ambicia e tij është të dokumentojë historinë dhe të fiksojë në kujtesën filmike mënyrën e jetesës dhe zakonet e shoqërive më të fraxhilizuara përpara se e gjitha kjo të zhduket përballë globalizmit që po shfaqet. Në këtë mënyrë ai dërgon gjeografët dhe fotografët e tij në rreth pesëdhjetë vende të Evropës, Azisë dhe Afrikës.
Filantropi francez Albert Kahn (1860-1940), në vitin 1909 ndërmori projektin ambicioz për të krijuar koleksionin fotografik dhe filmik të të gjithë popujve të botës. Mundësitë financiare i kishte, sepse klasifikohej si një ndër njerëzit më të pasur në Europë. Në profesion ishte bankier. Jean Brunhes, gjeograf i njohur, dhe August Léon, fotograf me shumë famë, mbërrijnë në Shqipëri më 16 tetor, për një mision prej pesë ditësh. Klishetë e tyre të para tregojnë rrënojat e kalasë, pallatit të qeverisë së Esat Pashës, fermën e tij, portrete fëmijësh, burrash e grash, monumentesh kulti, tregun e qytetit.
“Albanie 1912…”
Regjia: Eol Çashku
Kohëzgjatja: 30 min.
E premte, 26 tetor Ora: 19:00
Hyrja është e lirë
Shkrimi u botua në suplementin FUNDJAVA të gazetës SHQIPTARJA.com
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com