Shqipëria është anëtarësuar në rrjetin e BJCEM “Biennale des Jeunes Créateurs de l’Europe et de la Méditerranée” (Bienale e Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu).
Ky anëtarësim realizohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë midis Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Torinos, nënshkruar në Torino 2015 nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi dhe Kryetari i Bashkisë së Torinos, Piero Fassino .
Ministria e Kulturës, në kuadër të politikave promovuese për artistët e rinj dhe zgjerimit të bashkëpunimit kulturor në rajonin e Mesdheut e më gjerë, nëpërmjet anëtarësimit në BJCM do t’u krijojë mundësi pjesëmarrjeje artistëve të rinjnë të gjitha aktivitetet, konferencat, rezidencat, ekspozitat, etj, që kyrrjet do të organizojë. Vendet e anëtarësuara në rrjetin BJCEM, kanë votuar unanimisht hyrjen e Shqipërisë në këtë rrjet, duke e parë me shumëinteres, fillimin e një bashkëpunimi përfitues midis ideve, vizioneve dhe mundësive të përbashkëta të artistëve nga Europa dhe Mesdheu.
BJCEM e cila organizon çdo dy vjet Bienalen e artistëve të rinj, ka propozuar organizimin e kësaj Bienale për vitin 2017 në qytetin e Tiranës, pas zhvillimit të edicioneve të kaluara në Torino, Romë, Sarajevë, Athinë, Napoli, Bari dhe Shkup.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com