Shqipëria ndalesa e radhës e
refugjatëve?

Shqipëria ndalesa e radhës e<br />refugjatëve?
“Vendi që ka një histori të ngjashme emigrimi, mund ta gjejë veten së shpejti në qendër të krizës së refugjatëve në Evropë”.
Kështu e nis shkrimin e saj rrjeti ndërkombëtar mediatik “Al Jazeera” të cilin e ka titulluar  “A është Shqipëria ndalesa e radhës e refugjatëve?” 
Ajo bën një paralezizëm të situatës në të cilën gjendën emigrantët sot me Shqipërinë e viteve ’90, ku mijëra shqiptarë pas rënies së diktaturës së Enver Hoxhës kalonin ilegalisht Adriatikun” .
Kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë, përshkruhet si një  një terren i vështirë ku thuhet  se ka “male, humnera, pyje të dendura dhe shenja që përgjatë autostradës paralajmërojnë për arinj dhe ujqër”.
Gazetari e vazhdon shkrimin e tij me pyetjen nëse mundet që Shqipëria, të akomodojë mijëra refugjatë.
 “Al-Jazeera” citon përfaqësuesen e UNHCR-së në Tiranë, sipas së cilës në Shqipëri janë disa baraka ushtrie ku mund të strehohen emigrantët, por mungon stafi dhe burimet.  Edhe kryeministri , Edi Rama, gjatë një deklarate në shkurt është shprehur se Shqipëria nuk ka as kushtet që të hap e vetme kufijtë, por ka theksuar se vendi ynë nuk do të ngrejë mure përballe një krize të tillë.
Rreth 10 mijë emigrantë sirianë ndodhet aktualisht në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë në territorin grek të Idomenisë ku shumë vende kanë zgjedhur të mbyllin kufijtë  mes tyre dhe Maqedonia dhe Bullgaria. 


Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut