Shqipëria do të konkurojë këtë vit në ceremoninë e 88-të të Oscars me filmin ‘Bota’, në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj. Vendimi është marrë ditën e sotme nga juria e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Vetë regjisorja Iris Elezi e ka bërë të ditur lajmin në llogarinë e saj në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që kanë ndihmuar në realizimin e filmit. Flonja Kodheli, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Artur Gorishti janë aktorët kryesorë të filmit.
“Bota” është një kafene. Juli, një nga personazhet që mban kafenenë, kujdeset për gjyshen e sëmurë dhe ka shumë probleme financiare, ëndërron të largohet nga ky vend. Mikja e saj Nora, është përfshirë në një lidhje me pronarin e kafenesë, Benin, i cili është i martuar.
Kur pranë kafenesë fillojnë ndërtimet, duket se gjërat do të ndryshojnë për këto personazhe. Historia ndodh në një vend të harruar ku gjatë regjimit diktatorial, armiqtë e regjimit u internuan me familjet e tyre.
Ndërkaq ky film ka marrë pjesë dhe në disa festivale filmi që janë zhvilluar jashtë vendit. Në festivalin ndërkombëtar të filmit në Çeki, “Karlovy Vary”, ai u shpall fitues në programin “East of the West”. Filmi me produksion kosovar, shqiptar dhe italian, “Bota” nga regjisorët Iris Elezi dhe Thomas Logoreci, mori çmimin “Fedeora”.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com