Shqipëria, për herë të parë, merr pjesë zyrtarisht në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino.


Motoja e Shqipërisë në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino do të jetë “Kultura-pashaPORTË” ku sipas Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro kjo moto nënvizon idenë që kultura, përveçse është një pashaportë identiteti, na jep mundësinë të kapërcejmë kufijtë dhe të komunikojmë me kulturat e tjera.

Gjithashtu temë e diskutimeve të disa takimeve do të jetë migracioni dhe në veçanti, dukuria e letërsisë shqipe në gjuhën italiane.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)