TIRANË – Kina ka vënë një dispozicion të 16 vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore, 10 miliardë USD për financimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë, tregti, arsim, kulturë dhe sport.

Pikërisht, nxitja e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me këtë vend ka dërguar në qytetin Chongqind të Kinës, një delegacion shqiptar. Ai është kryesuar nga zv.ministri i Jashtëm Kreshnik Çollaku dhe përfaqësues të bashkive të Tiranës dhe Durrësit.
Kështu, në datat 2-4 korrik 2013në Kinë u zhvillua i pari takim i përfaqësueve vendorë të Nismës së Bashkëpunimit Kinë – Vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe Panairi i Biznesit.

Vendet pjesëmarrëse paraqitën në takim lehtësirat, kapacitetet dhe strukturën e krijuar për thithjen e investimeve të huaja në përgjithësi dhe atyre kineze në veçanti, ndërsa në panair kompanitë e këtyre vendeve ekspozuan prodhimet me të cilat synojnë tregun kinez.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)