Shqipëria, pjesë e Jurisë së
çmimit prestigjioz Strega 2016

Shqipëria, pjesë e Jurisë së<br />çmimit prestigjioz Strega 2016
Në Ditën Botërore të Librit, Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Biblio-tekën Kombëtare, prezanton grupin e lexuesve shqiptarë që do të jenë pjesë e jurisë së Çmimit Strega 2016. Në takim, do të jetë e pranishme edhe Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Çmimi Strega, çmimi letrar më prestigjioz italian, u themelua në vitin 1947 në Romë nga Maria dhe Goffredo Bellonci, me kontributin e Guido Alberti, pronar i fabrikës së pijeve Strega Alberti Benevento, prodhues i likerit me të njëjtin emër. Çmimi i jepet çdo vit një romani, shkruar në gjuhën italiane dhe botuar gjatë edicionit të pare, mes dates 1 prill të vitit të kaluar dhe datës 31 mars të këtij viti. Votuesit e Çmimit Strega janë Miqtë e së dielës, një grup burrash dhe grash ekspo-nentë të botës kulturore. Votimi zhvillohet në dy faza. Sondazhi i votimit të parë, për përcaktimin e pesë finalistëve, do të mbahet më 15 qershor. Votimi i dytë dhe shpallja e fituesit do të mbahet më 8 korrik.

Përveç Miqve të së dielës, grup elektoral historik i përbërë nga rreth 400 persona, marrin pjesë në këtë juri edhe 60 Lexues të fortë, të zgjedhur nga librashitësit në mesin e klientëve të tyre, të cilët ndryshohen çdo vit si dhe pesëmbëdhjetë Grupe lexim nga shkollat, universitetet dhe Institutet Italiane të Kulturës jashtë vendit.

Që nga ky vit Shqipëria do të bëhet pjesë e jurisë për Çmimin Strega me Grupin e vet të Leximit, koordinuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë. Për herë të parë lexuesve shqiptarë, të përbërë nga një mix përkthyesish, botuesish, italianistësh dhe dashamirës së kulturës italiane, do t’u kërkohet të gjykojnë romane italiane.

Fitimi i Çmimit Strega përbën prestigj të madh për veprën dhe natyrisht për autorin. Llogaritet që libri i cili ka fituar Çmimin Strega të pesë fishojë shitjet.

Disa nga shkrimtarët që kanë fituar çmimin Strega:

Cesare Pavese – La bella estate, 1950

Alberto Moravia – I racconti, 1952

Giorgio Bassani – Cinque storie ferraresi, 1956

Giuseppe Tomasi di Lampedusa – Il Gattopardo, 1959

Primo Levi - La chiave a stella, 1979

Umberto Eco – Il nome della rosa, 1980

Claudio Magris – Microcosmi, 1997

Paolo Giordano – La solitudine dei numeri primi, 2008

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri