Shqipëria progres në lirinë e shtypit,
Rama 'thumbon' PD: Kush gënjen?

Shqipëria progres në lirinë e shtypit,<br />Rama 'thumbon' PD: Kush gënjen?
Pas publikimit të raportit të “Reporterëve pa kufij” për lirinë e medias për vitin 2017, ku Shqipëria kishte një përmirësim me 6 vende në krahasim me një vit më parë, ka reaguar Rama.
 
Kryeministri duke iu referuar akuzave të opozitës, publikon pjesë të raportit në faqen e tij dhe ngre pyetjen se; Kush gënjen?
 
Në raport edhe Kosova kishte një rritje të lehtë, por në rajon më mirë qëndron Bosnja dhe Hercegovina që është radhitur në vendin e 65, e pasuar nga Serbia në vendin e 66.
 
Statusi i Edi Ramës/ KUSH GËNJEN (25)
Në raportin e sapopublikuar për gjendjen e Lirisë së Medias në botë “Reporterët pa kufij” vlerësojnë pozitivisht Shqipërinë duke e pozicionuar 6 vende më lart se një vit më parë.
 
“Reporterët pa kufij” vlerëson se në botë është shënuar një "rënie e thellë dhe shqetësuese" e lirisë së medias.
 
Organizata vlerëson se me rënien e shkallës së demokracisë, retorikën helmuese, ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta politike dhe shtimin e udhëheqësve autoritarë në botë, po rritet numri i vendeve ku liria e medias është më e kërcënuar se kurrë.
 
Por përballë kësaj situate ndërkombëtare, “Reporterët pa kufij” e radhitën këtë vit Shqipërinë në vendin e 76, ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 82-të.
 
Shqipëria përparuar në renditje me 6 pozicione, së bashku me Kosovën e cila radhitet e 82-ta, ndryshe nga një vit më parë kur ishte radhitur në vendin e 90-të
 
Nga vendet e rajonit, më mirë qëndron Bosnja dhe Hercegovina që është radhitur në vendin e 65-të, e pasuar nga Serbia në vendin e 66-të, Kroacia në vendin e 74-të dhe Mali i Zi në vendin e 106-të. Në pozitën më të rëndë është Maqedonia që është radhitur në vendin e 111-të.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët