Mbrojtësi shqiptar Naser Aliji është prurja më e re në kombëtaren kuqezi të drejtuar nga Gianni De Biasi. Shqiptari nga Maqedonia, pjesë e ekipit të Baselit ka vendosur që të veshë fanellën e Shqipërisë duke refuzuar Zvicrën, sipas të përditshmes helvete “Blick”.

Duket se ndikimi i Shkëlzen Gashit, Arlind Ajetit dhe Taulant Xhakës ka qenë vendimtar në përcaktimin e të ardhmes së mbrojtësit. Futbollisti, që është një produkt i akademisë së Baselit, ka lindur në Shkup me prindër shqiptarë.

20 vjecari është pjesë e ekipit të parë të Baselit që prej vitit 2013, ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses U-20 zvicerane. Me Baselin 20 vjecari është aktivizuar 12 ndeshje ka shënuar një gol. Në vitet 2011 dhe 2013 ai është vlerësuar si zbulimi i sezonit nga akademia e Baselit.



d.b/shqiptarja.com