Shqipëria shkon në zgjedhje me
liderin e PS përpara në sondazhe
Shqipëria ndodhet sot në heshtje elektorale, përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës, në të cilat kandidati i opozitës Edi Rama shkon si i favorizuar nga anketimet drejt postit të kryeministrit.
SPANJE- Shqipëria ndodhet sot në heshtje elektorale, përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës, në të cilat kandidati i opozitës Edi Rama shkon si i favorizuar nga anketimet drejt postit të kryeministrit. Agjencia më e rëndësishme spanjolle e lajmeve "EFE" i ka kushtuar vëmendje edhe procesit zgjedhor në Shqipëri.
Duke iu referuar situatës parazgjedhore në Shqipëri, në artikullin e publikuar nga "EFE" thuhet se "Partitë politike u dhanë fund mitingjeve të tyre të premten, në përfundim të një fushate të fuqishme elektorale, në një vend që deri tani asnjëherë nuk e ka prerë nyjen gordiane të mospranimit nga pala humbëse të rezultateve të zgjedhjeve".
Sipas sondazheve, 51 për qind të votave duhet të shkojnë në favor të socialistëve të Ramës, përballë 45 për qind të forcave konservatore të kryeministrit Berisha, por sistemi i ndarjes së votave në Shqipëri është i ndërlikuar dhe jo gjithnjë përputhet me vendet që do të marrin partitë në Kuvend, ku zgjidhen 140 deputetë. Probleme edhe këtë herë kanë mbetur parregullsi me listat e zgjedhësve, lehtësia e falsifikimit të kartave të identitetit, presionet ndaj nëpunësve të administratës, mundësitë e blerjes së votave dhe një përvojë negative gjatë proceseve të numërimit të votave. Po kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vetëm katër nga shtatë anëtarë, pas tërheqjes së anëtarëve të zgjedhur nga forcat e opozitës.
Brukseli ka deklaruar se zhvillimi i zgjedhjeve të rregullta dhe të ndershme është kusht për avancimin e vendit drejt BE-së, ndërkohë që tri herë është rrëzuar kërkesa e tij për kandidim që nga viti 2009. Janë rreth 9.000 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë, që do të monitorojnë procesin dhe 400 janë vetëm nga
OSBE-ja.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15