Shqiptari u arratiset gardianëve serb me pranga në duar

Shqiptari u arratiset gardianëve serb me pranga në duar

Një arratisje spektakolare ka ndodhur ditën e sotme në Nish të Serbisë ku një shtetas shqiptar nga Kosova u ka ikur nga duart policëve serb.

Ai është identifikuar si shtetasi M.P dhe rezulton të jetë i dënuar për shkak të një grabitje që ka kryer. Në momentin e arratisjes shqiptari ka qënë në një spital të Nishit për tu kontrolluar pas një operacioni delikat vitini e kaluar, por kjo nuk e ka penguar atë që të arratiset.

Shqiptari shoqërohej nga dy gardianë serb madje ishte me pranga në duar kur u hap dera e makinës së policisë. Ai ka shtyrë gardianët dhe është arratisur përmes bulevardit  drejt zonave të populluara. Sipas mediave serbe, shqiptari e ka organizuar arratisjen e tij nëpërmjet një telefoni që kishte në qelinë e burgut.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja