‘Shqipëria turistike’, Ujëvara e Sotirës, adrenalinë për eksploruesit e natyrës, pushuesit: Gramshi, një mrekulli  

Në këmbët e malit të Tomorit, burojnë ujërat e kristaltë. Tre burime mahnitëse që zbresin furishëm nga shkëmbinjtë duke formuar ujëvarën, që vendasit e kanë quajtur Sotirë, njësoj si fshati i vogël malor i Gramshit.

Jemi nisur nga qyteti i Gramshit për në ujëvarën e Sotirës. Rruga është malore, pjesërisht e asfaltuar që përshkohet vetëm me fuoristradë, por na shoqëron një peizazh mbresëlënës, plot gjelbërim e ajër të pastër.

Mbërrijmë në qendër të fshatit Sotirë, 16 km larg nga Gramshi. I braktisur nga banorët si gjithë fshatrat e këtyre anëve, por derën e mbajnë hapur Xhemile Gjata me bashkëshortin të cilën me një restorant të vogël përpiqen të sigurojnë të ardhura nga turizmi.

Këtu takojnë një grup pensionistësh italianë që janë rezidentë në Durrës dhe po shohin për herë të parë atraksionet e Gramshit.

“Unë kam ardhur nga tetori i vitit të kaluar dhe jetoj në Durrës. Gramshi është i bukur mes maleve. Më pëlqen natyra e virgjër këtu, mikpritja, ajri i pastër”. -thonë italianët

“Unë kam ardhur në vitin 2022 në Shqipëri dhe po përshtatem. Sot po eksplorojmë natyrën, shkuam fillimisht në kaskadën mbi lumin Devoll dhe tani ujëvarën e Sotirës”.- vijoi italiani.

“Në Gramsh vij për herë të parë, natyra është e mrekullueshme, njerëzit janë të sjellshëm. Duam të eksplorojmë dhe vende të tjera se tani jemi pensionist dhe kemi kohë plot. Kam parë dhe Gjirokastrën, Beratin, Vermoshin, shumë vende të bukura”.

Për të mbërritur tek Ujërava e Sotirës na duhet të përshkojmë dhe 4 kilometra të tjera me makine ne këtë rrugë malore dhe te vështirë.

Nga kjo pikë panoramike mund të sodisin shkëmbinjtë e pas marrim udhën në këmbë për tek Ujëvara. Ky kompozim i paparë i ujit, shkëmbinjtë dhe bimëve të mbush me adrenalinë.

“Kemi mbërritur në ujëvarën e Sotirës, nuk mbetet gjë tjetër vetëm se të mahnitemi nga kjo ujëvarë dhe nga uji që rrjedh nga mali i Tomorit”.

Sotira është unike në llojin e saj, me tre burime ujore që bien në trajtë çurgjesh nga lartësi që shkojnë nga 20-150 metra të shkëmbinjve gëlqerorë. Vendi ideal për aventurierët dhe apasionuarit pas natyrës.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari