Shqipëri - Andorra në Tiranë, UEFA i beson drejtësinë një gjyqtari austriak

Shqipëri - Andorra në Tiranë, UEFA i beson drejtësinë një gjyqtari austriak

Sebastian Gishamer

Shqipëria e futbollit pret të hënën (24 mars) në orën 20:45 Andorrën në Tiranë, për sfidën e dytë të Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026. Tanët e nisën keq fushatën kualifikuese me humbjen 2-0 kundër Anglisë në Londër, teksa kërkohet autokritika.

Tanimë UEFA ka bërë me dije edhe arbitrat që do gjykojnë takimin kundër Andorrës. Do jetë një trupë nga Austria me kryesor Sebastian Gishamer dhe ndihmësa Roland Rieder, Santino Schreiner dhe Ualter Altmann që do vendosin drejtësinë. Në VAR do jenë Manuel Schuettengruber dhe Sara Telek.

Sebastian Gishamer (36 vjeç) nuk e ka gjykuar asnjëherë më parë Shqipërinë, ndërsa ka dy përvoja me Kosovën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Non grata nga SHBA, zv.kryeministri serb: Shërbimet ruse po na ndihmojnë të 'luftojmë' kundër protestave! Vendi ynë nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO

Non grata nga SHBA, zv.kryeministri serb: Shërbimet ruse po na ndihmojnë të 'luftojmë' kundër protestave! Vendi ynë nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO