Viti 2025 ka nisur mbarë, duke forcuar më shume lidhjet miqësore mes shqiptarëve në dy anët e kufirit. Teksa gjendemi në Morinë për të raportuar për fluksin e pasagjerëve, takojmë krushqit nga Gjakova që me flamujt kuqezi janë nisur drejt Milotit për të marrë nusen. Nga ana tjetër krushqit nga Dibra jane nisur për të kurorezuar fejesën ne Deçan. Një atmosferë tejet e veçantë kjo, në ditën e tretë të Vitit të Ri.
“Shqipëri-Kosovë, jemi një! Jemi të kenaqur se lidhim miqësi familjare”, thanë ata.
Në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë sot (3 janar) është shënuar fluks i lartë lëvizjeje. Pjesa më e madhe janë emigrantë që kalojne tranzit në Shqipëri dhe udhëtojnë më tej drejt vendeve perindimore. Po kështu ka dhe shumë qytetare të Kosovës që vijnë për të vizituar Vlorën e qytete të tjera bregdetare.
Për të shmangur radhët, policite kufitare të dy vendeve po punojne me procedurë të përshpejtuar pa kontrolle për automjetet me targat e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Policia Kufitare bën të ditur se nga 19 dhjetori deri më 3 janar 2025 në pikat e kalimit kufitar qe lidhin Shqiperinë me Kosovën kanë hyrë dhe dalë mbi 90 mijë udhëtarë.
***
Po kështu në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në juglindje të vendit është rritur fluksi, pasi emigrantët po largohen drejt Greqisë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë 6925 udhetarë ndërkohë që një numër më i vogël është regjistruar në hyrje me 2978 persona. Sipas policisë kufitare të Kapshticës po punohet me 5 sportele në dalje, 3 sportele për mjetet e vogla dhe 2 për autobusët, duke shmangur kështu radhët në kufirin Shqipëri-Greqi.
Urime vellezer! Urime dhe per ciftet,te kene jete te lumtur!
PërgjigjuAsnje grua te mos martohet ne kosove...
PërgjigjuE paskan ba namin,asgje te veqante dasmat behen me flamur si gjithmone,