Jonuz Musliu ka rrëfyer për gazetën Bota sot për kërcënimet që ka marrë. “Kryesisht kanë qenë kërcënime në baza kombëtare por edhe familjare. Më kanë thënë: ‘Pse nuk po shkon të jetosh në Shqipëri dhe në Kosovë, por po jeton këtu?
Kjo ka ardhur pas deklaratës që kam thënë se kam refuzuar taksat e Serbisë dhe i marr ato shqiptare.
Më kanë thënë ‘kemi me të vra, me të pre, nuk mund të bësh çka të duash në Serbi’”, ka deklaruar Musliu.
Ai thotë se kërcënimet i janë bërë përmes Facebook-ut dhe telefonit, në emër të policisë serbe, e për këtë ai ndihet i rrezikuar dhe i ka njoftuar ambasadat dhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës.
“I kam lajmëruar ambasadat dhe ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë. Ata janë duke e përcjellë situatën”, thekson 'Presheva Jonë'.
I pyetur nëse ka siguruar mbrojtje pasi ndihet i rrezikuar dhe kërcënuar, Musliu ka thënë se e vetmja mbrojtje që ka është populli shqiptar i Luginës.
“Natyrisht që ndihem i rrezikuar por njëherë nuk kam marrë mbrojtje. Nuk kam mbrojtje përveç popullit shqiptar që i kanë në Luginën e Preshevës”, ka përfunduar Jonuz Musliu.
Deklaratat e tij erdhën pas atyre të Ramës dhe Thaçit se nëse BE venit shpresat për integrimin atëherë Shqipëria mund të bashkohet me Kosovën.
dy.b/shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)