Në njoftimin e Ministrisë së Financave bëhet fjalë për një kredi prej 300 milionë euro në tre vjet, vetëm nga FMN, ndërkohë që priten edhe 700 milionë dollarë kredi nga Banka Botërore.
Kreu i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani theksoi se marrëveshja me FMN bën që ekonomia të rimëkëmbet.
Ndërsa Kreu i delegacionit të FMN-së në Tiranë, Nadeem Ilahi deklaroise marrëveshja është arritur, por do zyrtarizohet në janar.
Ai ka vlerësuar edhe praninë në Shqipëri të kompanisë britanike “Crown Agents”, që do të administrojë doganat shqiptare
FMN, ILAHI: MARREVESHJA ESHTE ARRITUR, ZYRTARIZOHET NE JANAR 2014
Kreu i delegacionit të FMN-së në Tiranë, Nadeem Ilahi tha se, me qeverinë shqiptare është arritur një marrëveshje për bashkëpunimin dhe dhënien e më shumë se 300 milionë dollarë për tre vjet. Por sipas tij, kjo marrëveshje do të miratohet në janar të vitit 2014 nga bordi i FMN në Uashington.
“Kemi ardhur këtu pas 3 muajsh diskutime intensive me qeverinë shqiptare. Kemi arritur një marrëveshje që do të jetë për 3 vjet dhe me një shumë prej më shumë se 300 milionë dollarësh për 3 vjet. Dhe për këtë marrëveshje do të ketë sërë reformash që do të ndërmerren nga qeveria shqiptare. Në Shqipëri kanë ardhur disa misione që kanë parë gjendjen në financat shqiptare. Sot kemi arritur në kulmin e 3 muajve diskutime duke arritur edhe marrëveshjen mes FMN dhe qeverisë shqiptare.
Fillimisht doja të sqaroje që kjo marrëveshje do të finalizohet kur ajo të miratohet nga bordi i FMN në fillim të vitit 2014. FMN do i ofrojë mbështetje Shqipërisë. Programi është hartuar që të ofrojë një mbështetje të fuqishme për rimëkëmbjen ekonomike”, tha gjatë fjalës së tij, Ilahi.
“Kjo mbështetje do të ofrohet për të ulur pikat e dobëta përsa i përket borxhit, rritjes ekonomike, duke paguar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Është vendosur që të ecet me rrugën e një korrektimi fiskal të moderuar gjatë një periudhe afatmesme.
Do të doja që të përqendrohesha tani tek situata e detyrime të prapambetura dhe parandalimit të krijimit të këtyre të detyrimeve në të ardhmen. Për këtë arsye do të krijohet një komitet në Ministrinë e Financave bashkë me një mbikqyrës të jashtëm”, deklaroi gjatë fjalës së tij, kreu i delagocionit të FMN në Tiranë, Nadeem Ilahi.
Ky i fundit ka vlerësuar edhe praninë në Shqipëri të kompanisë britanike “Crown Agents”, që do të administrojë doganat shqiptare dhe fut një element transparence dhe ulje të korrupsionit.
Ilahi ka theksuar reformat strukturore, që janë të duhurat dhe ndërmerren në kohën e duhur e arrijnë rimëkëmbjen ekonomike. "Një fushë me rëndësi është mjedisi i biznesit, ku ushtron aktivitet dhe reformat do cekin fushën e administrimit tatimor, për të lehtësuar barrën tatimore. Ndër sfidat që duhet të marrë qeveria në këtë fushë të nisë planifikimin që tani, që të fillojë reformat në 2015", u shpreh Ilahi.
"Në kuadër të programit ekonomik kemi një kompononet të fuqishëm për fuqizimin e aspektit tatimor. Nëse realizohen këto masa, përfitimet do ndihen jo për 1-2 apo 3 vjet, por nëse ndiqet kjo rrugë do kemi një rregullim të sistemit, që do ndihmonte. Do parë ç’rrugë do ndjekë borxhi publik në Shqipëri në të ardhmen. Kemi kërkuar një trajektore zbritëse ose në 60% ose afër në vitin 2018-2019 e më tej akoma në vijim. Nëse realizohen masat në 5-vjet do ishim në këtë tregues", vijoi kreu i FMN.
FULLANI: MARRËVESHJA ME FMN PLOTËSON SHQETËSIMET TONA
Gjatë konferencës, ka folur edhe kreu i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i cili tha se, ky institucion do të japë ndihmën e saj për rimëkëmbjen e ekonomisë.
“U diskutuar gjerësisht për politikat financiare që do të ndërmarrë qeveria shqiptare. Marrëveshja plotëson shqetësimet tona kryesore që i kemi ndarë me ju. Marrëveshja me FMN në këtë kohë është një ndër zgjidhjet optimale. Objektivi ynë është rialokimi i burimeve financiare. Do të kërkohet edhe vazhdimi i reformave strukturore nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe kualifikimit të punonjësve.
Këto kërkojnë kohë dhe marrëveshja me FMN i adreson në mënyrë të strukturuar. Si BSH, këto politika i hapin rrugën rritjes dhe zhvillimit progresiv të ekonomisë së Shqipërisë. Një tjetër aspekt do të jetë mbajtja e stabilitetit makro-ekonomik të vendit. BSH do të punojë për të mbajtur stabël lekun.
Sistemi bankar ka qenë dhe mbetet i shëndetshëm dhe fitimprurës dhe është i aftë të përballojë goditje. BSH është e angazhuar që të përmirësojë më tëj atmosferën mbikqyrëse që ti sigurojë ekonomisë një stabilitet financiar”, deklaroi gjatë konferencës për median me FMN, kreu i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani.
CANI: RRITJA PËR 2013, 1,3%, PËR 2014 2%
"Në dy javët e fundit në bisedime me FMN për artikullin 4 dhe për mundësinë e një program të ri me Fondin. I falenderoj për bisedat konstruktive dhe ndihmën e dhënë. Plan aftamesmë që mundëson rritjen ekonomike dhe vënien në kontroll të financave publike. Rritja reale për 2013 mendohet diku te 1,3%, ndërsa për 2014 gjykimi i përbashkët për rritjen është 2%, diçka më mirë, por larg atyre objektivave që do dëshironim. Kërkesa e brendshme ende e dobët si pasojë e faturave të papaguara. Rritja kryesisht nga kërkesa e jashtme. Kontributi i kufizuar si pasojë e nivelit të kësaj dege dhe kushteve të pafavorshme në Eurozonë dhe në fqinjët tanë. Ekonomia po operon nën potencialin e vet dhe nevojitet gjetja e mundësive dhe çdo rruge për ta mbështetur. Nxitja e ekonomisë me borxhin publik është një opsion, por i padëshiruar,se Shqipëria ka nivele borxhi që do t’i quaja të larta. Borxhi publik është i kushtueshëm. Shpenzimet për interesin sa gjysma e investimeve publike apo diçka më shumë. Këto zvogëlojnë hapsirën për shpenzime të tjera".
CANI: NGA 2014 E KËTEJ JO MË BORXHE NDAJ BIZNESIT
"Bazë përmirësimi i klimës së biznesit si faktor për rritjen e investimeve. Qeveria e angazhuar për masa aftashkurtra dhe afatmesme. Prioritet shlyerja e fatyrave të papaguara ndaj biznesit, një faturë 35 miliardë lekë totale. Duke nisur nga janari 2014 e më tej qeveria bashkë me FMN, BSH ka identifikuar rrugët, është bërë dhe program të mos kemi më në të ardhmen vonesa në pagesë e puënve, shërbimeve, TVSH të rimbursueshme dhe fitimIt të parapaguar. Shlyerje e shpejtë e këtyre detyrimeve rrit besimin e biznesit dhe përmirëson gjendjen e likuiditetit në sektorin privat. Në faqen e MF do publikojmë gjithë këtë strategji që të jemi sa më transparent me publikun dhe bizneset. Përveç shlyerjes së detyrimeve të vonuara, kemi marrë masa për të mos krijuar detyrime të reja".
CANI: MË MIRË RRITJA E TAKSIMIT, SE SHKURTIMI I SHPENZIMEVE
"Në afatmesmë bashkë me FMN jemi munduar të gjejmë balancë të duhur mes uljes së borxhit dhe rritjes ekonomike. Politika fiskale në 2014 dhe në vazhdim do jetë elastike, do lehtësohet nëse ekonomia nuk shkon mirë, por do shtrëngohet në rast se do na krijohen burime dhe kështu do shlyhen më shumë borxhe. Është në objektivin tonë të gjejmë çdo mundësi, pasi Shqipëria është larg vendeve të rajonit për nivelin e të ardhurave në prodhimin e brendshëm. Shkurtimi i shpenzimeve është shumë i dhimbshëm, gati i pamundur. Ndaj rritja e bazës së tatueshme është burimi kryesor që nuk e kemi harruar për asnjë rast dhe doemos do shohë zhvillime".
CANI: JA REFORMAT KUNDËR KORRUPSIONIT NË TATIME
Përmirësimi i bazës tatimore, pasi mbledhja e të ardhurave vuan nga niveli i lartë të formalitetit, duke rezultuar nga niveli më i ulët i taksave në rajon. FMN do na ndihmojë në administratën tatimore me rekomandime një sistem të ri informatik dhe në organet doganore do jetë një emër i njohur “Crow Agent”, që do japë ndikim në uljen e korrupsionit në dogana. Dhe një sërë masash për të pakësduar korrupsionin në mbledhjene taksave. Inspektorëve të taksave do u kërkohet të raportojnë më shpesh, më në detaje, për pagesat tatimore të rretheve ku janë përgjegjës. Ato do pajisen me database për të verifikuar në kohë reale, vetë inspektorët subjekt i riinspektimeve dhe do mbajnë përgjegjësi raportime të gabuara. Kemi plan për të përfshirë lotari për faturat e shitjes apo kuponin që blihet në dyqan,që të nxisim konsumatorët që të jenë kërkues të kuponit tatimor, i papëlqyer nga dyqanet. Do vazhdojmë fushatën për ndërgjegjësimin e publikut për pagimin e taksave, për të ulur mashtrimin me TVSh dhe parapagimit të tatim-fitimit, do kryejmë kontrolle më të plota të kërkesave për rimbursim, do ndërrojmë mënyrën e verifikimit të tyre".
CANI: KOHA E VERIFIKIMIT NGA TATIM-TAKSAT NGA 30 DITË NË 60 DITË
"Në komisionin e ekonomisë parashtruam ndryshimet në ligjin përkatës, ku zgjatet koha e verifikimit nga tatim-taksat nga 30 ditë në 60 ditë, por automatikisht pagesa kryhet nga thesari, duke shmangur atë që pagesat për rimbursim TVSh-je kanë zgjatur me vite. Ajo që është kërkuar vazhdimisht nga organet fiskale: trajtimi i barabartë i njëllojtë i gjithë taksapaguesve. Sot trajtuam të imponojmë me ligj, që drejtoria e apelit të jetë e detyruar të publikojë të gjitha vendimet. Këto vendime do jenë të unifikuara për të njëjtin veprim, vendim. Disa reforma të tjera do vijojnë gjatë 2014: reforma afatmesme. Është paraparë reforma në sistemin e pensioneve, energjiitkë, titujt e pronësisë, përmirësimin e klimës së biznesit".
CANI: MUNDËSIA E MARRËVESHJES E MADHE, NUK PO E DEKLAROJ NËSE PO
Me FMN gjetëm mirëkuptimin, mundësia e marrëveshjes është e madhe, nuk po e deklaroj nëse është realizuar apo jo. Kjo i hap rrugën huasë, për të ndihmuar rritjen ekonomike, pa ndikuar në ekuilibrat ekonomikë, dhe për të shlyer detyrimet e biznesit nga biznesi.
AHMETAJ: ME REFORMAT STRUKTURORE RRITJE EKONOMIKE 4-5%
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj u shpreh: "Reformat strukturore sjellin rritje 4-5% të ekonomisë shqiptare në afatmesëm. Programi afatmesëm ka një ekuilibër të maturuar mes domosdoshmërisë për këtë konsolidim. Buxheti 2014 është reflektim drejtpërdrejt i përpjekjes së qeverisë për konsolidim fiskal dhe për rritje ekonomike dhe frymëmarrje ndaj konsumit. Konsolidimi fiskal nuk është i mjaftueshëm, nëse nuk shoqërohet me reforma. Nëse do ta lëmë siç është pas 10 vjetëve do kemi një falimentim. Kemi vendosur një reformë të thellë, gjithëpërfshirëse në pensione, për të garamntuar sistem të shëndetshëm, që ata që shkojnë drejt pensionit të kenë garanci për arkën e tyre. Do reformojmë sektorin energjitik që nga promotor sot përbën problem financiar për buxhetin e shtetit për shkak të bazës së ngushtë të pagesës së faturave, problem për zinxhirin e rritjes ekonomike. Duhet të ndryshojmë model, por duhet të konsistojmë në pagesën e faturave. Investimet e huaja janë domosdoshmëri për vendin. Vendi ka konsumuar mundësinë për t’u rritur me borxh. Remitancat në nivelet më të ulëta historike. Nuk kemi një krah eksporti të fuqishëm dhe tërheqja e investimeve është kyç i zhvillimit ekonomik. Qeveria do të mbyllë përsiatjen e ligjit 7501 për të kaluar në një nivel të ri të agro-bujqësisë. Kemi vendosur për të marrë tapi 70% të tokës bujqësore".
AHMETAJ: MZHE,KONKURS, MONITORIM TË PROCEDURAVE NDAJ BIZNESIT
"MZHE po organizon një konkurs për identifikimin e procedurave absurde ndaj biznesit. Do ndërmarrim një proces përmirësimi. Crow Agent jo vetëm do jetë efektiv, por do përmirësojë klimën e biznesit në mjedisin doganor dhe do ulë numrin e kontrolleve që kthehen në barrë për biznesin. Funksionimi i Këshillit Ekonomik Kombëtar vlen për biznesin. Me këtë mundemi të realizojmë që monitorimin në terren të inspektorëve me biznesin. Masa në funksion të transparencës me biznesin. Ajo që i mban larg investitorët është korrupsioni, procedurat dhe informaliteti. Masat janë hartuar për ringritjen e ekonomisë së vendit. Ky program mban plotësisht firmën dhe autorësinë e qeverisë shqiptare. Të gjitha masat janë të domosdoshme dhe do sjellin rritje ekonomike cilësore dhe afatgjatë".
ORA 15:50 QEVERIA ARRIN MARREVESHJE ME FMN
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në mbledhje ishin të pranishëm ministri i Financave, Shkëlqim Cani, si dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në orën 18.00 përfaqësuesit e lartë të financave vendase do të dalin në një deklaratë të përbashkët.
Tema kryesore e takimit është marrëveshja e kredisë që qeveria pret të nënshkruajë me FMN-në, ku pritet të përfitohen 300-400 milionë dollarë. Kjo shumë parashikohet të përdoret për shlyerjen e borxheve të akumuluara që ekzekutivi i ka bizneseve për punë të ndryshme publike, që ato kanë realizuar gjatë viteve të kaluara.
Ky borxh konsiderohet si një nga shkaqet kryesore për tkurrjen e bizneseve, krizën e tyre dhe rënies së ndjeshme të investimeve. Nga burime në MF, mësohet se është arritur marrëveshja me FMN-në dhe Bankën Botërore, për një marreveshje nëtotal prej 900 milionë deri në 1 miliard dollar për tre vjet.
Redaksia online
(mag/ac/shqiptarja.com)