Shqiperi- Kosovë, më
3 prill abetarja unike

Shqiperi- Kosovë, më<br />3 prill abetarja unike
TIRANE- Abetarja e përbashkët që do të përdoret mes nxënësve të klasave të para të Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë gati më 3 prill të vitit 2012. Jovan Kristiqi, këshilltari i ministrit të Arsimit shpjegon se risia që do të sjellë Abetarja e përbashkët do të jetë standardi i njëjtë gjuhësor dhe metoda unike gjuhësore që do të përdorin shtëpitë botësuese gjatë hartimit të tekstit. Sipas kristiqit, pavarësisht varianteve që do të konkurrojnë, vetëm një Abetare do të shpallet fituese nga komisioni i vlerësimit. Dhe pikërisht ai tekst që do të plotësojë kushtet e vendosura nga dy ministritë përkatëse. "Kushti kryesor i vendosur është bashkëpunimi i një shtëpie botuese të Shqipërisë së Shqipërisë me të Kosovës si dhe çmimi i ofruar", - ka deklaruar Kristiqi. Sipas tij, Abetarja e përbashkët nuk do të prishë rregullat e tregut në territorin shqiptar. "Kjo Abetare do t'i bashkëngjitet tre Abetareve ekzistuese alternative në Shqipëri të cilat përzgjidhen çdo vit shkollor nga mësuesit. Pra alterteksti do të vazhdojë të ruajë vlefshmërinë në Shqipëri", - ka deklaruar Kristiqi. Pas marrëveshjes së parë për hartimin e Abetares unike, pritet që Kosova dhe Shqipëria të nisin reformat për unifikimin e programeve edhe të teksteve të tjera shkollore. Kjo Abetare do t'u ofrohet falas nga Ministria e Arsimit dhe Sahkencës edhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg