Pjesa e parë ka nisur mjaft e mirë për Shqipërinë që rrezikon të shënojë që në minutën e parë të lojës me Mavrajn, pas një krosimi shumë të bukur të Ansi Agollit nga e majta. Pas minutës së parë në sulm, Shqipëria nuk ndalet më duke sulmuar minutë pas minute dhe mbyllur ekipin e Norvegjisë në portën e vet. Trajneri Olsen i frikësuar nga skenari që kishte ndërtuar De Biasi nxherr në nxemje disa futbollistë për të ndryshuar stilin e lojës. Pas minutës së 15’, kundërshtari e merr disi lojën në kontroll duke rrezikuar me një rast të artë në minutën 20’, por portieri Etrit Berisha është në gatishmëri duke mos lejuar kalimin e vijës fatale.
Ndërsa Bulku dhe Basha në mesfushë janë motorrët e ndërtimit të aksioneve për Salihin dhe Canin. Kur të dy dy ekipet po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Shqipëria nuk pajtohet me barazimin. Valdet Rama shënon me anë të një aksioni individual nga krahu i majtë. Depërton në zonë dhe godet me të djathtën tokazi duke mposhtur portierin norvegjez. Shqipëria në avantazh në fund të pjesës së parë duke siguruar një rezultat që në pjesën e dytë duhet vetëm ta administronte dhe asgjë më shumë. Olsen i nevrikosur me ekipin e tij, që e la kundërshtarin të kalonte me aq letësi në mesfushë dhe në mbrojtjen e tij.
Në pjesën e dytë Shqipëria e nis e qetë psikologjikisht duke menduar të mbrohet mirë dh ëtë kundërsulojmë me shpejtësi nga krahët për të shënuar golin e sigurisë. Në minutën e 67’ Bulku që jep një top për sulmuesin Salihi, ky i fundit ngrihet mbi kundërshtarin duke gjuajtur fort me kokë, ndërsa portieri nordik bën mrekullinë duke grushtuar. Atëherë kur të gjithë po i gëzoheshim më shumë se kurrë tre pikëve, Hogli barazon pas një goditje këndi duke shuar shpresat për Shqipërinë se do të hidhte një hap gjigand.
Flamur me përmasa gjigande në "Qemal Stafa"
Prej disa ditësh qindra punonjëse të një rrobaqepësie në Durrës kanë punuar për realizimin e flamujve që veshën kuqezi stadiumin "Qemal Stafa", në ndeshjen Shqipëri-Norvegji. Flamuri kryesor ishte i gjatë 60 metra dhe i gjerë 40 metra, me një peshë totale prej afro 400 kg i vendosur mbi tribunën kryesore të stadiumit.
Në stadium për ndeshjen ishin dy flamuj të tjerë të përgatitur për ndeshjen e madhe me përmasat 120 metra të gjatë dhe 2 metra të gjerë.
Dekori në shkallët e stadiumit ishte më shumë se i mrekullueshëm, perfekt duke dehur futbollistët e ekipit kindërshtar.
Në pjesën e parë kundërshtarit iu deshën disa minuta që të futej në lojë pas mbështetjes maksimale të tifozave kuqezi të ekipit kombëtar.
Kuqezinjtë të zhgënjyer: Merituam fitoren
Bulku: Kemi bërë gjithcka përballë Norvegjisë, vetëm fitorja na mungoi këtë ndeshje, e cila ishte ndër më të mirat për Shqipërinë. Megjithatë mendoj se edhe një pikë është shumë e vlefshme për Shqipërinë, pasi Islanda ka humbur dhe ne kemi siguruar vendin e dytë për pak kohë. Tani fillon pjesa më e vështirë, pasi kemi katër transferta shumë të forta për të zvhilluar.
Valon Berisha: Shqipëria luajti shumë mirë në të gjitha repartet duke treguar se është rritur shumë në ndeshjet e fundit. Shqipëria është në vendin e dytë dhe një ekip potencial për të shkuar në play-off, unë i uroj suksese dhe më të mirën për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Ndërsa për Norvegjinë mendoj se ka shumë punë për të bërë.
Mavraj: Fati nuk ishte me Shqipërinë sonte, pasi luajtëm më mirë se Norvegjia në të gjitha aspektet, por ja që në futboll ndodh gjithcka. Falenderoj tifozët për mbështetjen dhe shpresoj që deri në ndeshjet e mbetuara të mbetemi në vendin e dytë deri në fund.
Basha: Ndeshja ishte shumë pozitive për Shqipërinë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, pothuajse perfekte, bëmë gjithcka për të shënuar sa më shumë, por edhe barazimi është një rezultat pozitiv. Nëse do të ishim treguar më të saktë para portës në pjesën e parë dhe të dytë, edhe me ndihmën e fatit do të kishim shënuar.
Salihi: Falenderoj të gjithë tifozët në shkallët e stadiumit për mbështetjen që na dhanë gjatë gjithë kohës. Ata ishin lojtari i 12-të për të gjithë duke na motivuar maksimalisht në fushë. Edhe pse bëmë maksimumin në fushë për të fituar, mendoj se edhe një pikë është mirë, pasi përballë kishim Norvegjinë dhe jo një ekip dosido.
Rama: Më vjen keq që nuk fituam përballë Norvegjisë, pasi luajtëm një ndeshje të një niveli të lartë. Në pjesën e parë luajtëm shumë më mirë se nordikët, por nuk shënuam ëm shumë se një gol. Golin ua dedikoj të gjithë tifozëve për mbështetjen e pakursyer në fushë në cdo moment.
De Biasi: Na ndëshkoi nervozizmi
Në përfundim të ndeshjes me Norvegjinë, trajneri De Biasi u shfaq shumë i zhgënjyer me barazimin përballë Norvegjisë, duke deklaruar se Shqipëria meritonte dicka më shumë se një pikë. “Nuk e merituam barzimin, bëmë dicka më shumë duke e merituar plotësisht fitoren, por fati nuk ishte me ne.
Në momentet e fundit të ndeshjes humbëm shumë nga nervozizi duke sjellë edhe ndëshkimin 3’ minuta nga fundi. Megjithatë mendoj se edhe një rezultat i tillë me Norvegjinë nuk është fundi i botës, pasi kemi akoma në lojë për kualifikimin. Janë edhe katër ndeshje të tjera të cilat janë vendimtare për pozicionin e Shqipërisë deri në metrat e fundit drejt Brazilit. Barazimi në minutat e fundit na la një shije të hidhur, sigurisht edhe te tifozët të cilët e preisin sonte një rezultat pozitiv.
Dua të përgëzoj djemtë për lojën që zhvilluan. Shpresoj që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me këtë shpirt gare dhe zemër të madhe” thotë De Biasi. Por pavarësisht barazimit që Shqipëria arriti të merrte me Norvegjinë, për De Biasin mund të cilësohet si një ndeshje shumë e mirë, pas nga ana taktike e mundi kundërhstarin në shumë raste në fushë. 70- vjecari Olsen në fundin e ndeshjes është shfaqur jo i kënaqur me barazimin, pasi vetëm fitorja do ta shpëtonte nga largimi nga bankina vikinge. Në mediat vendase shkruhej se humbja do ta shkarkonte direkt trajnerin Olsen, ndërsa barazimi e mban në fije të perit.
Pas kësaj ndeshje, Federata e Futbollit të Norvegjisë pas kësaj ndeshje pritet që të realizojë një mbledhje kokë më kokë me stafin drejtues të ekipit përfaqësues. Olsen sipas gjasave do të largohet nga bankina, pasi nuk jep shumë garanci për të ardhmen në krye të ekipit nordik.
Pas ndeshjes me Norvegjinë kanë folur për mediat edhe mungesat më të rëndësishme. Lorik Cana e ka komentuar si pozitive ndeshjen, duke qenë në të njëtin mendim me futbollistët dhe tifozët, të cilën e kanë vazhduar fetsën edhe pas ndeshjes në rrugët e Tiranës. Mijëra tifozë mbështetën kombëtaren për këtë ndeshje nga të gjtiha trevat. Kosova si gjihtmonë mban rekord për numrin e tifozëve që janë në krah të ekipit kuqezi në cdo ndeshje, kur humbet dhe kur fiton.
Europiani 2015, Shpresat zhgënjejnë në start me Hungarinë
Kombëtarja Shpresa e ka nisur me humbje edicionin e eleminatoreve të kampionatit Evropian që do të Çeki. Ndeshja ndaj Hungrasisë në Niko Dovana nuk ishte në nivelin e kërkuar nga trajneri Gega dhe stafi kuqezi duke lënë shumë për të dëshiruar. Në minutat e para 21-vjecarët u vendosën mirë në fushë, thuasje e kontrolluan mesfushën, presioni u shpërblye me gol në minutën e 28, pas një 11-metërshi të fituar nga Fabio Hoxha.
Taipi u tregua e saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në rrjetë. Avantazhi i Shqipërisë zgjati vetëm 2 minuta, pasi Shqipëria humb qetësinë duke gabuar në rreshtimin taktik duke u dhënë mundësi hungarezëve që të shënonin anë të Adorjan. Në pjesën e dytë Hungaria iu afrua lehtësisht portës sonë. Portieri kuqezi bëri mrekullinë në minutën e 50-të. Por 20 gardiani u gjet i papërgatitur nëminutën e 69, kur një predhë e lëshuar nga Vindeker u ndal në rrjetë. Në minutat e mbetura pavarësisht tentativave deri dëshpëruese të kuqezinjve, rezultati mbeti i pandryshuar, me Shqipërinë që në takimin debutues të eliminatoreve të Europianit 2015 pësoi një humbje që do t’i kushtojë psikologjikisht. Më 11 Qershor Shqipëria do të luajë në transfertë me Bosnjë Hercegovinën.
Pas ndeshjes trajneri Gega u shpreh i pakënaqur me lojën e ekipit të tij, por shprehu besimin se në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet pas pak ditësh do të bëjë autokritikë duke sjellë edhe fitoren e parë. Ndërsa kundërshari e ka nisur në mënyrën më të mirë duke besuar te kualifikimi në këtë edicion. Megjithatë e gjithë ndeshja është sfumuar nga ndeshja e kombëtares së parë duke e lënë disi në hije.
KUSH ËSHTË VALDET RAMA
Valdet Rama është 26 vjeç, ka lindur në Mitrovicë të Kosovës dhe ka luajtur në Bundesliga në nivelin 2 dhe La Liga në Spanjë. Rama bëri debutimin e tij në Bundesliga për FC Ingolstadt, Hanover 96. Ka luajtur edhe për klubin suedez, Orebro SK, për Real Valladolid në Spanjë. Sapo Rama u zhvendos në Spanjë për të luajtur për La Liga. ai deklaroi se "ishte i etur për të luajtur për Shqipërinë dhe u kontaktua nga Federata Shqiptare e Futbollit, në mënyrë që të planifikonin një thirrje për ndeshjet e ardhshme. Valdet Rama bëri debutimin e tij të parë më 26 mars 2013, në një ndeshje miqësore kundër Lituanisë.
FILLON NDESHJA
(Ora 20:30) - Ka filluar ndeshja Shqipëri-Norvegji. Ndërkohë që stadiumi "shpërthen" nga brohoritjet dhe vetë tifozët shoqëruan Himnin e Flamurit, duke e shoqëruar më pas me thirrjet: "Shqipëri", "Shqipëri".
PARA NDESHJES
Ndërsa rrugët e Tiranës kanë gumëzhitur deri para fillimit të ndeshjes nga një atmosfera festive shpërthuese dhe kanë qenë të tejmbushura me tifozë, tani janë të gjallëruara vetëm në baret e hapura në natyrë, ku nga ekranet e mëdha mund tëshihet ndeshja. Tifozët janë të ardhur nga gjithë trojet shqiptare dhe shqiptarët e diasporës, e sidomos nga Kosova. Duke ecur grupe grupe nëpër trotuarë apo përshëndetur entuziastë nga makinat e mbushura me simbole kombëtare, e duke kënduar apo britur: "Shqipëria", "Kosova", "Çamëria"
Por nuk mungojnë as tifozët norvegjezë, të cilët e kanë ndjekur ekipin e tyre kombëtar prej skajit verior të Europës. Si përherë shumëfishohen edhe tregtarët ambulantë, sidomos tregtarët e flamujve, kapeleve, borive, që kanë mbushur të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, i cili kuqëlon sa nga tregtarët, aq edhe nga bluzat e veshura kuq e zi të tifozëve.
Por këtë herë jo vetëm bluzat standarde të kuqezinjve, por edhe bluzat me mbishkrimet: “Shqipja”, që i mbanin kryesisht tifozët e ardhur nga Kosova.
Ambulantët e tjerë; dikush nxiton me pako me ushqime të shpejta, dikush me kolitë me shishe me ujë, për të shfrytëzuar një rast të mirë dhe të rrallë për të nxjerrë ca fitime më shumë. Por edhe artizanet nga Shkodra kanë zbritur në kryeqendër, me punimet e dorës, që mbartin simbolet kombëtare, të cilat i kanë nxituar t’i vënë përtokë apo varur në tela lidhur pas pemëve.
SOT, NDESHJA MË E RËNDËSISHME E KOMBËTARES
Sot Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e themelimit përballë ekipit të Norvegjisë në stadiumin "Qemal Stafa". Shqipëria renditet e dyta në grupin "E" për eliminatoret e kampionatit botëror të Brazilit. Nëse sot fitojmë, atëherë hedhim një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, duke lënë pas përgjithmonë Norvegjinë.
Në prag të ndeshjes trajneri De Biasi shprehet se "kjo ndeshje nuk është decizive për ecurinë në kampionatin botëror. Në shtator kemi katër transferta shumë të rëndësishme, aty vendoset kualifikimi. Grupi është në gjendje të mirë dhe ne shpresojmë më shumë se kurrë se do të arrijmë të marrim pikët e plotë, sot të gjithë presim mrekullinë” deklaron De Biasi.
Për ndeshje italiani pritet të zbresë në fushë me një formacion që përqendrohet më shumë në mesfushë, pra 4-5-1. Në portë Berisha, pastaj Mavraj, Teli, Dallku, Agolli në mesfushë Bulku, Basha, Gjasula, Rama dhe Kaçe, ndërsa sulmi do t’i besohet Salihit.
Era po fryn drejt Shqipërisë, pasi vazhdon që të thyejë rekorde në renditjen e publikuar për muajin Qershor nga FIFA, Shqipëria fiton edhe 5 vende duke u ngjitur në vendin e 38-të. Në rast fitoreje kundër Norvegjisë të premten, Shqipëria mund të ngjitet në pozitën e 29-të. Zvicra, Norvegjia, Sllovenia, Islanda, Qipro.
MASAT PER MBAREVAJTJEN E NDESHJES
Ndeshja me Norvegjisë do të mbushë sot stadium “Qemal Stafa”. E për të gjithë ata që s’kanë mundur të marrin biletat për ta ndjekur atë në stadium, do të kenë mundësinë ta shohin në dy ekrane të mëdhenj që do të vendosen tek Pedonalja dhe tek Sheshi “Nënë Tereza”.
Ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Norvegji, është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, dhe për këtë një numër i madh tifozësh kanë shfaqur interes për të blerë biletat. Pavarësisht radhëve të gjata në biletari, shumë tifozë do ta ndjekin këtë ndeshje nga ekranet e televizorit.
Në nënyrë që ndeshja të zhvillohet në mbarëvajtje të plotë dhe të ketë siguri para dhe pas saj, Policia e kryeqytetit ka ndërmarrë një sërë masash.
Kështu të gjtihë tifozët që do të hyjnë në stadium për të ndjekur Live ndeshjen Shqipëri-Norvegji do t’i nështrohen një kontrolli të imtesiëshëm në mënyë që të mos futen brenda materiale të forta, fishekzjarre, etj.
Gjithashtu një sërë aksesh rrugore që të çojnë drejt stadiumit, do të qëndrojnë të bllokuar duke filluar nga ora 14.00 deri në orën 24.00. kështu disa nga segmentet ku nuk do të lejohet kalimi i makinave janë rrugët : “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi”, si dhe Sheshi “Nënë Tereza” deri tek Presidenca.
SKELA DHE LALA VARIN KËPUCËT NË GOZHDË
Sonte në mbrëmje para ndeshjes me ekipin e Norvegjisë, FSHF do të organizojë një ceremoni madhështore në nderim të Altin Lalës dhe Ervin Skelës, të cilët kanë vendosur që të varin këpucët në gozhdë. Skela ka zhvilluar 73 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar plot 13 gola ndërsa, Altin Lala ka zhvilluar 76 ndeshje me përfaqësuesen kuqezi.
MERKATO
Mavraj drejt Lacio Tare e vëzhgon sot
Kapiteni i Fruthit në Gjermani, Mërgim Mavraj është shumë pranë largimit nga ekipi i tij aktual pas rënies nga kategoria. Igli Tare ka nisur punën për ta bashkuar Mavrajn me Lorik Canën në qendër të mbrojtjes bardhekaltër. Megjithatë cdo gjë ngelet e hapur që 26-vjeçari të vazhdojë aventurën me Greuther Furth. Aktualisht Mavraj ndodhet i grumbulluar me kombëtaren shqiptare për ndeshjen eliminatore të botërorit kundër Norvegjisë dhe Tare do ta ndjekë sonte në stadium për ta marrë te Lacio.
BILETAT
Kuqezinjtë në hall lulëzon tregu u zi
Në prag të ndeshjes me Norvegjinë, teksa na ndajnë vetëm pak orë një pjesë e tifozëve kuqezi enden rrugëve të Tiarnës për të siguruar një biletë për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës në stadium. Pavarësisht se FSHF deklaroi se i nxori biletat me vonesë për të mos përfunduar në tregun e zi, ndodhi përsëri e njëjta histori. Një pjesë e biletave kanë përfunduar në treg të zi duke kapur cmime stratosferike. E ndërsa një pjesë të biletave i kanë rezervuar politikanët dhe VIP-at, që shkojnë 10 mijë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
Redaksia Online
(e.s/b.m/mag/shqiptarja.com)