Shqipëri-Norvegji, policia, masa për
sigurinë e bllokimin e disa rrugëve

Shqipëri-Norvegji, policia, masa për<br />sigurinë e bllokimin e disa rrugëve
TIRANE- Zhvillimi i ndeshjes Shqipëri-Norvegji në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, do të mundësohet nën masa të mëdha sigurie. Policia e kryeqytetit ka planifikuar një srë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes, si dhe sigurimin e rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti sportiv.
 
Sipas Policisë, do të ushtrohet kontroll i imtësishëm i tifozëve për të parandaluar futjen në stadium të sendeve të forta e të ndaluara, si: fishekzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme, etj.
 
Po kështu, duke filluar nga ora 14.00 deri në orën 24.00, policia e Tiranës njoftin se do të bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa”. Kështu do të jenë të bllokuara rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi”, si dhe Sheshi “Nënë Tereza” deri tek Presidenca.
 
Ndeshja ndërmjet ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Norvegjisë që pritet të zhvillonet në orën 20.30 të 7 qershorit, është e vlefshme për eleminatorët e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim