Shqipëri- Slloveni, përshpejtim i procedurave për nënshkrimin e marrëveshjes për zhvillimin urban

/ATSH-Gjergji Mima/ - Shqipëria dhe Sllovenia pritet të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe në fushën e zhvillimit urban.
Kjo u diskutua ne takimin që ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, pati me ministren sllovene të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Irena Majcen.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit shprehën të njëjtin qëndrim se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira, në shumë drejtime dhe fusha. Por, në aspektin ekonomik dhe disa fusha të veçanta është e nevojshme të konkretizohet më tej bashkëpunimi.
Temë e veçantë e diskutuar ishte përshpejtimi i procedurave të nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe në fushën e zhvillimit urban, si dhe konkretizimi i projekteve që lidhen me këtë fushë. Bashkëbiseduesit ranë dakord për vijimin e kontakteve të rregullta dhe jetësimin e projekteve tashmë të filluara
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon