Shqipëria 10-vite në NATO, Meta: Aleanca përballet me sfida të reja

Shqipëria 10-vite në NATO, Meta: Aleanca përballet me sfida të reja

Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij gjatë aktivitetit thekoi se Shqipëria do të vijojë që të kontribuojë  në të gjitha misionet, ndërsa shtoi se bota po përballet me sfida të reja. "Shqipëria ka marrë përgjegjësitë që i takojnë, për reformimin dhe modernizimin e pandërprerë të Forcave të Armatosura, për plotësimin e angazhimeve buxhetore dhe pjesëmarrjen aktive në operacionet e përbashkëta, krah për krah vendeve aleate në misionet ndërkombëtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Letoni, Mali, Deti Egje, dhe kudo ku i është kërkuar. Forcimi dhe fuqizimi i infrastrukturës së sigurisë tonë kombëtare mbetet një prioritet i padiskutueshëm.

Përzgjedhja e Kuçovës si vendndodhje e bazës moderne ajrore të NATO-s është tregues i besimit dhe vlerësimit që Aleanca ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit. Ai është një investim strategjik si për sigurinë tonë kombëtare, ashtu edhe për atë rajonale. Si President i Republikës do të vazhdoj të mbështes fuqimisht dhe do të inkurajoj çdo nismë, çdo përpjekje dhe çdo projekt që i shërben forcimit dhe kohezionit të Aleancës dhe angazhimit kombëtar për të përmbushur çd detyrim.

Jam i bindur se rritja e buxhetit për vitet në vijim do të mbetet përparësi, sepse është jo vetëm detyrim ndaj angazhimit tonë në gjirin e Aleancës, por edhe tregues i përkushtimit për t’iu përgjigjur në mënyrë proaktive rreziqeve të reja të sigurisë.Lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, emigracionit të paligjshëm dhe sulmeve kibernetike janë kërcënimet reja, të cilat kërkojnë bashkëpunim edhe më të ngushtë midis vendeve tona.

Shqipëria është e angazhuar që NATO-ja të forcohet më tej si në aspektin politik strategjik, ashtu edhe në atë atë ushtarak.Ndërkohë që jemi të gatshëm të ndajmë me Aleancën çdo përgjegjësi që do të na kërkohet edhe në të ardhmen. Të mos harrojmë se kontributi më madhor dhe i pazëvendësueshëm që Shqipëria mund dhe duhet të japë, është pikërisht si faktor i qëndrueshëm stabilizimi, bashkëpunimi dhe integrimi në rajonin tonë, përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme" tha ai.


 


Lajmi kryesor:

10-vjetori në NATO bën bashkë Metën dhe Ramën! Kryeministri lobim për Kosovën, 'SMS' Rusisë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja