10-vjetori në NATO bën bashkë Metën dhe Ramën! Kryeministri lobim për Kosovën, 'SMS' Rusisë

Shqipëria festoi sot 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndërsa në sheshin 'Nënë Tereza' në kryeqytet u zhvilluan disa aktivitete, ku morën pjesë përfaqësues të 29 vendeve anëtare. Të pranishëm ishin edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, por edhe shumë personalitete të tjerë. Kreu i shtetit dhe qeverisë shtrënguan duart të buzëqeshur duke 'harruar' për pak momente përplasjen me deklarata në muajt e fundit.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se Aleanca përballet me sfida të reja, ndërsa kryeministri kërkoi nga NATO që të bëjë pjesë të saj edhe Kosovën. Gjithashtu, shefi i qeverisë tha se Shqipëria po përgatitet që ndërtojë në Kuçovë bazën ushtarake të NATO-s, më moderne dhe më të madhe në rajon. Në përfundim të fjalimeve mbi qiell fluturuan disa avionë të NATO-s, ndërsa më pas qytetarë kureshtarë panë nga afër armatimet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Shqipëria, 10 vjet në NATO, paradë në Sheshin 'Nënë Tereza' (FOTO)

Me rastin e përvjetorit të 10 të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një paradë ushtarake u zhvillua në Sheshin “Nënë Tereza” këtë të premte, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, si dhe ambasadorë të vendeve aleate.

Ora 12:29
10-vite në NATO/ Xhaçka: Tani vijojmë punën për integrimin në BE

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh në 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO se me të njëjtin përkushtim Shqipëria do të vijojë edhe rrugëtimin drejt BE-së. "Une skam asnje dyshim, qe ne do te vazhdojme te punojme me te njejtin perkushtim edhe per t'u perballur me sfidat e integrimit ne Bashkimin Europian. Dhe besoj qe ashtu sic e provuam qe skeptiket gaboheshin lidhur me anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ashtu do te dime t'u provojme qe gabohen edhe lidhur me gatishmerine dhe vullnetin e Shqiperise per te permbushur cdo detyrim ne lidhje me integrimin europian. 

Dhe ashtu sic ia dolem te kthehemi ne nje histori suksesi e nje partner te besueshem e faktor stabiliteti per aleancen, do te dime te kthehemi ne nje partner e aset edhe per Bashkimin Europian. Dhe se fundmi, disa vjet nga sot, kur Shqipëria të festojë nje tjeter pervjetor te anëtarësimit, pavaresisht kush do te jete ne keto detyra, jam e bindur se te gjithe bashke do tia kemi dalë jo vetem te realizojme shumë nga ato objektiva për të cilët po punojme sot, por do tia kemi dale tu provojme te gjithe skeptikeve qe e kane gabim dhe tu provojme te gjithe miqve e mbeshtetesve ate qe ata tashme e dine: vullnetin e shqiptareve per te europianizuar e modernizuar vendin e tyre, vullnetin per tu rikthyer ne familjen europiane, ne familjen e shteteve demokratike ku e kemi vendin. 

Sot dua tu them nga zemra faleminderit gjithsejcilit prej jush qe kontribuon per realizimin e ketij qellimi strategjik te shqiptareve. Partnereve tane strategjike per mbeshtetjen e pamate per edukimin, trajnimin dhe modernizimin e forces sone. Por edhe cdo ushtaraku per punen e palodhur, dhe vecanerisht familjeve tuaja qe ju kane sakrifikuar e ju kane mbeshtetur me gjithe veshtiresite, nevojat ende te paplotesuara apo mungesat e gjata" deklaroi Xhacka.


 

Ora 12:18
10-vjetori i Shqipërisë në NATO, Rama shtërngon duart me Metën (FOTO)

Gjatë cermonisë së sotme në Sheshin Nënë Tereza me rastin e për 10 vjetorit të antarsimit të Shqipërisë në NATO presidenti Meta dhe kryeministri Rama i kanë shtrënguar duart njëri-tjetrit.

Siç edhe dallohet nga fotografitë e shkrepura nga LSA, Meta dhe Rama në këtë takim protokollar kanë shtrënguar duart, dhe më pas kanë qëndruar ulur përkrahë njëri-tjetrit.

Ora 12:07
Shqipëria 10-vite në NATO, Meta: Aleanca përballet me sfida të reja

Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij gjatë aktivitetit thekoi se Shqipëria do të vijojë që të kontribuojë  në të gjitha misionet, ndërsa shtoi se bota po përballet me sfida të reja. "Shqipëria ka marrë përgjegjësitë që i takojnë, për reformimin dhe modernizimin e pandërprerë të Forcave të Armatosura, për plotësimin e angazhimeve buxhetore dhe pjesëmarrjen aktive në operacionet e përbashkëta, krah për krah vendeve aleate në misionet ndërkombëtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Letoni, Mali, Deti Egje, dhe kudo ku i është kërkuar. Forcimi dhe fuqizimi i infrastrukturës së sigurisë tonë kombëtare mbetet një prioritet i padiskutueshëm.

Përzgjedhja e Kuçovës si vendndodhje e bazës moderne ajrore të NATO-s është tregues i besimit dhe vlerësimit që Aleanca ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit. Ai është një investim strategjik si për sigurinë tonë kombëtare, ashtu edhe për atë rajonale. Si President i Republikës do të vazhdoj të mbështes fuqimisht dhe do të inkurajoj çdo nismë, çdo përpjekje dhe çdo projekt që i shërben forcimit dhe kohezionit të Aleancës dhe angazhimit kombëtar për të përmbushur çd detyrim.

Jam i bindur se rritja e buxhetit për vitet në vijim do të mbetet përparësi, sepse është jo vetëm detyrim ndaj angazhimit tonë në gjirin e Aleancës, por edhe tregues i përkushtimit për t’iu përgjigjur në mënyrë proaktive rreziqeve të reja të sigurisë.Lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, emigracionit të paligjshëm dhe sulmeve kibernetike janë kërcënimet reja, të cilat kërkojnë bashkëpunim edhe më të ngushtë midis vendeve tona.

Shqipëria është e angazhuar që NATO-ja të forcohet më tej si në aspektin politik strategjik, ashtu edhe në atë atë ushtarak.Ndërkohë që jemi të gatshëm të ndajmë me Aleancën çdo përgjegjësi që do të na kërkohet edhe në të ardhmen. Të mos harrojmë se kontributi më madhor dhe i pazëvendësueshëm që Shqipëria mund dhe duhet të japë, është pikërisht si faktor i qëndrueshëm stabilizimi, bashkëpunimi dhe integrimi në rajonin tonë, përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme" tha ai.


 

Ora 12:06
Avionët e NATO-s mbi qiellin e Tiranës (FOTO)

Në kuadër të ceremonisë së 10-vjetorit të integrimit të Shqipërisë në NATO mbi qiellin e Tiranës kanë fluturuar duke demonstruar forcën e aleancës katër avionë, dy tip eurofighter dhe dy f16. Avionët bëjnë policimin ajror të hapësirës ajrore të Shqipërisë.

Ora 12:00
Armiqtë e rinj/ Rama 'SMS' edhe Rusisë

Duke u ndalur te influencat dhe doktrinat agresive të disa vendeve, Rama evidentoi aneksimin e Krimesë nga Rusia, si një shpërfillje e hapur të ligjeve ndërkombëtare.“NATO duhet të përballet edhe me doktrina agresive, faktorësh të tretë; me ushtri në rritje dhe shpërfillje hapur të ligjeve ndërkombëtare.  Aneksimi i Krimesë, është vetëm  një nga dëshmitë aktuale të kësaj dukurie.

Ndihemi mirë sot që integrimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO ka krijuar një hapësirë të gjerë në Ballkan për NATO-n dhe ka forcuar stabilitetin e Ballkanit, duke çuar drejt mbushjes së një vakumi të krijuar pas ndryshimeve tektonike që pësoi Gadishulli nga shpërbërja e Jugosllavisë
”, tha Rama.


Ora 11:59
Integrimi/ Rama: BE-ja të besojë te Shqipëria, ashtu si NATO

Edi Rama kërkoi nga partnerët europianë që të besojnë te shqiptarët, ashtu si NATO-ja para 10 viteve që e pranoi në Aleancë. "Buxheti i mbrojtjes për 2019 njeh një rritje 10%, ku përfshihet rritja e pagave për ushtarakët, do të vijojë modernizimi i FA-së. Jam i vetëdijshëm që nuk mjafton, viti që shkoi iu kushtua Skënderbeut. Falenderoj në emër të gjithë shqiptarëve aleatët tanë të mëdhenj, SHBA-në dhe europianët.

Procesi i integrimit duhet të vijojë në të njëjtën aftësi për të besuar te Shqipëria, që patën aleatët kur aprovuan anëtarësimin në NATO. Në një dekadë si pjesë e NATO-s, Shqipëria ka qenë mishërimi i shprehjes së Nënë Terezës 'Jo të gjithë ne, mund të bëjmë gjerë të mëdha, por secili mund të bëjë gjëra të vogla me përkushtim të madh'. Këtë Shqipëria do të vijojë që ta bëjë. Të parët na kanë lënë një amanet 'Dielli i shqiptarëve lind nga Perëndimi
' tha Rama.



 

Ora 11:51
Rama: Kosova duhet në NATO për të shmangur influencat e vendeve të treta

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, i bëri thirrje aleancës për integrimin edhe të Kosovës për të shmangur influencat e vendeve të treta. "Shqipëria përgatitet që të nisë veprën e rëndësishme të bazës së NATO-s në Kuçovë, që do të jetë ndër më të mëdha të aleancës në këtë rajon dhe më moderne. Do të jetë një bazë e rilindur. Një rajon që pas 100 viteve luftë, falë edhe NATO-s, Ballkani gëzon sot më në fund, një periudhë paqe, ripajtimi dhe bashkëpunimi.

Të mos e harrojmë Presidentin Kenedi, që thoshte se 'paqja nuk është e mirë e përditshme, por një proces i pandërprerë, përpjekje e përditshme'. Ekstremizmi i dhunshëm nuk është mposhtur, doktrina fanatike e tij nuk mund të shfaroset vetëm me forcën e armëve, por edhe mendjes dhe shembullit të kësaj aleance. Nacionalizimi në rritje, kriza e refugjatëve, apo emigrantëve në Mesdhe dhe lufta kibernetike janë rreziqe reale. Aneksimi i Krimeve është nga dëshmitë e kësaj dukurie.

Anëtarësimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë kanë forcuar stabilitetin e Ballkanit duke mbushur vakumin pas ndryshimeve tektonike pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Në mënyrë që Ballkani të mos jetë kurrë më që influenca të vendeve të treta arrijnë që të depërtojnë deri në zemër të Europës, është e rëndësishme që edhe Kosova të bëhet pjesë e aleancës. Shqipëria beson se integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri, jo për Kosovën thjeshtë, por për të gjithë familjen atlantike. Ballkani i gjithë në NATO është vizion strategjik dhe e Kosovës do të ishte një kapital i shtuar
" tha Rama.


 

Ora 11:26
'NATO çliro shqiptarët, nga kryetarët'/ Mesazhi i protestuesit për aleancën

Dilaver Nela, protestuesi i veçantë që ka qenë i pranishëm në thuajse të gjitha tubimet e fundit të opozitës, por me mesazhe ndryshe nga PD dhe LSI-ja, ka qenë i pranishëm edhe në aktivitetin për 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me një tepsi mbi kokë, ai mbante mbi duar edhe një pankartë në të cilën shkruante 'NATO çliro shqiptarët, nga kryetarët'. Ai di tre gjuhë të huaja dhe tregoi pak ditë më parë për Report Tv të gjitha mllefet ndajë politikës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 30/03/2019 12:06

    se mos vendosin junten keta te natos

    Përgjigju
  • Adam: 29/03/2019 19:17

    me cilin sy I pe ti mo me ate me xham apo me ate pa xham? corape normale ka. Po ti e paske pa per gjo tjeter m duket siper corapeve /

    Përgjigju
  • Mike-azz: 29/03/2019 16:48

    President me corape te shkurtra. Fshatareske!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja