Shqipëria 14 vite në NATO, SHBA: Partnere e besueshme, ka promovuar paqen dhe sigurinë! Begaj: Krenarë që jemi kontribuues

Shqipëria shënon 14 vjetorin e anëtarësimit zyrtar të saj në NATO. Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.

Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Lidhur me këtë ditë të rëndësishme, ka reaguar presidenti Bajram Begaj, i cili thotë se Shqipëria është krenare që kontribuon për paqen dhe sigurinë. Ambasada e SHBA thotë së Shqipëria është një partnere e besueshme dhe mezi pret të vazhdojë të punojë me vendin tonë drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt.

“14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribuues për paqen dhe sigurinë”, shkruan Begaj.

Para, por edhe pas anëtarësimit, Shqipëria ka ofruar kontributin e saj në operacionet ndërkombëtare të paqes të drejtuara nga NATO, por edhe nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Shqipëria është bërë pjesë e dhjetëra operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Irak dhe Afganistan, ndërsa gjatë 12 viteve si pjesë e Aleancës, Ushtria e Shqipërisë është përfshirë në një proces transformimi dhe modernizimi, që nga personeli dhe deri te pajisjet dhe mjetet ushtarake.

Në periudhën 1992-1999, Shqipëria vazhdoi përpjekjet rreth procesit të aderimit, duke u përfshirë në iniciativa të ndryshme dhe nënshkrimin e disa dokumenteve që do t'i hapnin rrugën procesit të anëtarësimit të plotë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Shqipëria 14 vite në NATO, Kollçaku për Report Tv: Kemi kontribuar në të gjitha operacionet dhe misionet

Ish-kreu i FA, Bardhyl Kollçaku ka folur në Report Tv për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kollçaku tha se Shqipëria ka qenë një ndër vendet më kontribuuese në aleancë në të gjitha operacionet dhe misionet.

Sipas tij, ushtarët shqiptarë kanë qenë gjithnjë në nivelin e ushtarëve të vendeve të mëdha si SHBA e Gjermania.

“Shqipëria ka qenë një nga kontribuueset më të mëdha në aleancë në të gjitha operacionet dhe misionet dhe kontribute në të gjitha misionet e tjera. Kryesorja është siguria, një nga parametrat kryesorë për një vend. Siguria nuk është falas, Shqipëria përveçse përfiton duke qenë pjesë e aleancës ka edhe detyrimet për të kontribuar. La barrën e përgjegjësisë për të pasur kapacitet operacionale të gatshme për të dislokuar, janë edhe përgatitjet që duhet të bëhen para vendet. Ka detyrë të kontribuojë me forca dhe mjete për aleancën.

Aleanca ka rritur dislokimet në kufijtë lindor pas agresionit të Rusisë. NATO është në gatishmëri për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të vendeve anëtare. Performanca niveli i profesionalizmit dhe trimërisë së ushtarëve tanë, kudo që kanë qenë në operacione, ka qenë i shkëlqyer. Ne kemi edhe dëshmorët, majori vogli. Ajo që është më e rëndësishme është që jo vetëm kemi kontribuar më shumë se mundësitë tona, por kudo ku kanë qenë ushtarakët shqiptarë, kanë qenë në të njëjtin nivel dhe kemi bashkëpunuar e luftuar krah për krah me SHBA, gjermanët, turqit”, tha Kollçaku.

Ora 11:48
Shqipëria 14 vjet në NATO, Nikolla: Krenarë për kontributin për mbrojtjen e paqes dhe rritjen e sigurisë

1672337852_1656924479linditanikolla11068x12301.jpg

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka ndarë një mesazh me rastin e 14-vjetorit të pranimit të  Shqipërisë në NATO.

“Sot, 14 vjet nga pranimi  në NATO, Shqipëria është një anëtare aktive e Aleancës, një kontribuuese e vendosur e paqes, stabilitetit dhe sigurisë, në rajon e në botë. Përkushtimi dhe kontributi i Shqipërisë është vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e partnerët  tanë strategjikë. Krenarë për kontributin e Shqipërisë për mbrojtjen e paqes dhe rritjen e sigurisë!”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

Ora 10:55
Shqipëria 14 vite në NATO, Meta: Mirënjohje atyre që kontribuuan për t’u bërë pjesë e aleancës!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Meta shpreh mirënjohjen për të gjithë ata burra e gra, në politikë e në fushën ushtarake e të sigurisë, që realizuan 14 vite më parë rreshtimin e Shqipërisë krah të NATO-s.

“Sot është 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, strukturën më të rëndësishme të mbrojtjes dhe ruajtjes së paqes në botë.  Qytetarët tanë prej 1 Prillit 2009, kanë garancinë e plotë se vendi i tyre gëzon mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë përmes ekzistencës së kësaj Aleance. Ata jetojnë në një rajon, për paqen dhe stabilitetin e të cilit, NATO ka pasur dhe vazhdon të ketë një rol jetik dhe të pazëvendësueshëm. Një falënderim e mirënjohje për SHBA dhe në veçanti për Presidentin George Ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë, të vitit 2007, frymëzoi e mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të qëllimit madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që realizuan 14 vite më parë rreshtimin e Shqipërisë krah aleatëve tanë në NATO. E ndërsa sot nderojmë ushtarakët tanë, që bëjnë më të mirën për Forcat tona të Armatosura, nuk mund të harrojmë kushtet e vështira në të cilat ata shërbejnë si dhe korrupsionin qeveritar, i cili ka cënuar edhe disa nga asetet më strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Partia e Lirisë angazhohet për t'u dhënë mbështetjen e merituar Forcave tona të Armatosura, përmes rritjes të buxhetit për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO si dhe dhënies fund njëherë e përgjithmonë të politizimit  të institucioneve të sigurisë kombëtare”, shkruan Meta.

Ora 09:45
Shqipëria 14 vite në NATO, Berisha: Ëndërr e bërë realitet, aleanca e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes

1680177555_finalprojekt.00330800.Still024.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“Sot ditë historike, 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aleancën politike dhe ushtarake më të fuqishme të kohërave. Ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kjo ëndërr u bë realitet për shqiptarët me mbështetjen e fuqishme të presidentit të SHBA, mikut të madh të kombit tonë George W. Bush dhe vendeve anëtare të NATO-s.  Sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë.  Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare”, shkruan Berisha.

Ora 09:27
14 vite në NATO, ambasada e SHBA: Shqipëria partnerja ynë, ka promovuar paqen dhe sigurinë

1680334218_finalprojekt.00013118.Still020.jpg

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Përmes një postimi në Twitter, ambasada e SHBA thotë se vlerësojnë partneritetin me Shqipërinë dhe se ka treguar përkushtim për të promovuar paqen dhe sigurinë.

"Sot bëhen 14 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009. Shqipëria ka qenë që atëherë një kontribuues aktiv në përpjekjet e mbrojtjes kolektive dhe stabilitetin rajonal. Si një anëtare vendimtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO. Si një aleat dhe partner krenar, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të fortë me Shqipërinë dhe mezi pret të vazhdojë të punojë së bashku drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë", shkruan ambasada e SHBA. 

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermal: 01/04/2023 13:26

    Shqiperia eshte sot ne nato si pasoje e lobingut te non-grates sali berisha qe ja hongsha zemren.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 01/04/2023 10:37

    Futja në NATO është në interes të siguris së Popullit Shqipëtar,në kushtet që ushtria e kohës u dërrmuar nga Berishizmi dhe Armatimi saj u çua për SKRAP nga hirdhia Saliste duke u pasuruar marrëzisht me paret e popullit. -Në 2009 S.Berisha duhej rrëzuar me çdo kusht me hiroshimën e Gërdecit 2008,Por me ndërhyrjen Amerikane ndaj E.Ramës që të mos bzante pasi të futeshim në NATO,Edhe E.Rama e fali S.Berishën për pasoi humbi edhe zgjedhjet e 2009 me bashkimin e qelbësirave SALIHAJDUTI-LIKEFLORIRI. -S.Berisha nuk ka bërë asnjë gjë të mirë për vëndin në 32 vite përveç Vjedhjeve masive të pasurisë së Popullit dhe vrasjeve me pagesë..edhe të shokëve të tij më keq se Enveri. -Pasojat e Sb i ka vuajtur populli dje dhe sot..Si dhe tashmë PD bërë copë-copë prej S.Berishës fatkeqsi Kombëtare e Nd/Kombëtare.

    Përgjigju
  • edi: 01/04/2023 09:41

    E para kjo ishte merite e punes se kryer nga KM Berisha dhe e dyta ne shqip nuk shkruhet partnerja yne , por partnerja jone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal