‘Shqipëria 15 vjet në NATO, Gjenerali Jones: Ballkani i ekspozuar ndaj forcave malinje! Petreaus: Rusia kërkon destabilitet

15 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO mblodhi në një takim të organizuar nga ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ish ministra shqiptarë të angazhuar në vitet e rrugëtimit të vendit deri në pranimin e plotë, por edhe ish gjeneralë e zyrtarë të NATO-s që përcollën mesazhet e tyre. Ish gjenerali suprem i NATO-s James Jones, tha se pranimi i Shqipërisë në NATO u arrit përmes reformave të thella të FA dhe angazhimit të popullit shqiptar. Ai tha tha se rajoni i ballkanit mbetet i ekspozuar ndaj kërcënimit të forcave destabilizuese.

"Sot NATO përballet me sfida sigurie dhe gjeopolitike, sidomos pas pushtimit të ukrainës nga rusia. Vendet e Ballkanit pjesë e NATO-s duhet të bashkëpunojnë ndaj forcave malinje, SHBA duhet të jenë më të pranishme, të forcojnë marrëdhëniet për të neutalizuar këto forca që duan të destabilizojnë, Rusia, Kina e Irani. Rajoni juaj është vija e parë frontit të luftës së ftohtë, vija e re e frontit të mbrojtjes. Dhe ne nuk mund të kemi dobësi në këtë linjë".

Në të njëjtën linjë ishin ish shefi i cias Gjeneral David Petreaus dhe Giampaulo di Paula, ish kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, që veçuan kërcënimin që i vjen Ballkanit nga Rusia që kërkon të kete ndikimin e saj.      

Ballkani është rajoni ku Rusia sunon të krijojë destablizim, ndaj i rëndësishëm eshtë bashkëpunimi" tha Petraus.

Ndërkohë Giampaolo di Paula, ish kryetari komitetit ushtarak në NATO u shpreh

Ajo që po ndodh në Ukrainë, cënon sigurinë e kontinentit tonë. Për herë të parë në Evropë, ekziton lindja e një konflikti me Rusinë, sepse Rusia e Putin sunon të bëhet si në kohën e Carit. Përgjegjësia që kemi nuk është çështje shtetesh të vegjel apo të mëdhenj. Sipërmarrja e NATO-s në Ballkan, nuk ka përfunduar, sepse ka vende që nuk janë anëtare.

Ndërkaq ish ministrat, e jashtëm Besnik Mustafaj dhe Paskal Milo, thanë se rrugëtimi për të qenë pjesë e NATO-s, ishe i vështirë, por u arrit me shumë sakirifica

Ne 1994 paraqiti kërkesën për anëtarësim, i pari vend ish komunist. Kishte hezitim nga vendet e tjera per t’u bërë pjesë e NATO-s, per shkak të pjesëmarrjes dikur në traktatin e Varshavës.

Kemi pasur takime intensive me zyrtare e gjenrale te natos. Havier solan ana thoshte qe jemi ne dispozicion për t’u mbëshetur. Shqipëria u kthye në një pravapvijë të natos në atë kohë. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme. ne ndiheshim në gjendje lufte. Qeveria shqiptare mblidhej 3-4 here në ditë për të diskutuar për ecurinë e procesit të NATO-s. Vuri në dispozicion të NATO-s të gjithë infrastrukturën e saj, civile e ushtarake. Pritja e 500 mijë shqiptarëve të Kosovës, ka qenë një moment papërsëritshëm, ngjarje e madh" tha Milo. 

Për Fatmir Mediun, në atë kohë ministër iMbrojtes përfaqësuesit e politikës shqiptare të angazhuar në proces treguan aftësi lidershipi dhe fituam simpatinë e SHBA

Ndërsa ish ministri i Mbrojtes së Kosovës e njëherazi ish pjesëtar i UÇK-së Anton Cuni, tha se ndonëse ka përmbushur kushtet vendi i tij nuk ka marrë ende ftesën për partneritetin e paqes nga NATO. 

Në 15 vjetorin e Shqipërisë në NATO, Kosova ende nuk e ka marrë ftesën për partneritetin e paqes, edhe pse i plotëson kushtet. 5 shtete që se njohin ende, janë pengesa kryesore që Kosova mbetet jashtë. Por këto po dëmtojnë dhe po mbajnë gjallë synimet destabilizuese të Rusisë dhe ato hegjemoniste të Serbisë. Zgjerimi i NATO-s në Kosovë, do të shuante ëndrrat ruse me ndihmën e Beogradit, që të ruajë ndikimin në Ballkan. Dhe në këtë mënyrë të definojë fitoren" tha Anton Çuni, ish ministër i Mbrojtes së Kosovës.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion