Mbas shumë shekujve errësirë me një punë titane u arrit që në 25 Tetor 1970, të përfundonte elektrifikimi i gjithë Shqipërisë. Pavarësisht se rreth 1 shekull mbrapa simotrave te saj në Evropë, si cdo gjë edhe elektrifikimin Shqipëria e pati me kohë vonesë, ajo arriti të elektrifikohej. Tani, sot, pikërisht 50 vjet më pas askush nuk thotë asgjë. Pasi politika parazitare dhe kriminale që njëkohësisht është dhe shkruese e përkohëshmë e historisë së shkuar ka mohuar dhe politizuar ekstremisht cdo gjë të së kaluarës. Dhe kjo gjë jo  pa qëllim. Mbas rrafshimit të cdo uzine, fabrike, ferme etj, kësaj kaste politike i interesonin vetëm burimet natyrore që sillnin fitim të shpejtë, të centralizuar dhe sidomos të errët ku me një gur të vriteshin dy zogj, fitimi personal dhe pastrimi i parave të krimit. Tashmë kemi një shtet të shpërfytyruar, pa pasuri dinjitoze kombëtare, pa shtresëzim dhe ndarje llogjike shtresash, më kriminelët janë dhe më të pasurit, më të ndershmit dhe të lexuarit janë më të varfërit. Klasën puntore të dikurshme e kanë zëvëndësuar shpërndarësit e picave dhe hashashit, punonjësit e call cenerave dhe fasonerive. Corgannizimi është tipari i tyre dallues.

50 vjet më parë Shqipëria u elektrifikua si pasojë e punës kolosale, vetmohuese në ekstrem të bijëve të saj, në cdo centimetër tokë. Ajo nuk ishte drita e partisë por drita e tyre, pavarësisht politizimit të atëhershëm dhe të tanishëm edhe pse në kahe të kundërta, drita është pasuri e shqiptarve, sot më pak se dje. Performanca e OSSHE nuk ka nevojë për analiza... prej 30 vjetësh ajo është një strukturë partiako-mafioze, që shqiptarët i shikon si skllevërit e vet që duhet tju pijë gjakun, dhe jo si pagatorët që duhet tju shërbejë/

50 vjet më parë Shqipëria u elektrifikua tërësisht, në fshatin Ciflig të Fierit u ngrit celsi i fundit... tregojnë që mbarë Shqipërinë e pushtoi hareja, rininë sidomosm e cila ishte kontribuesja më e madhe për dritën që hyri në cdu skutë e derë ... atë rini që sot e moshuar hesht me kokën e ulur.. mosmirënjohja e bijëve ta ul kokën Luc de Clapiers.. thoshte..” mosmirënjohja më e urrejtshme... është ajo e bijve kundrejt prindërve.