Gati për të pritur turistët! Balla: Gati trupa e ndërhyrjes në rast aksidenti rrugor! Trafiku në pikat e nxehta do monitorohet me dronë

Për një sezon turistik të mirë-menaxhuar, Ministria e Brendshme, përmes Policisë së Shtetit, IKMT dhe Shërimit Zjarrfikës po zbaton planin kombëtar “Safe Stay in Albania”. Për ministrin e Brendshëm Taulant Balla, vizioni  “Shqipëria 2030” ka në themelin e vetë, pakthyeshmërinë e progresit të arritur, ku spikat ai në turizëm. Të angazhuar për mbarëvajtjen e sezonit do të jenë mbi 1600 efektivë policie.

Në planin e madh të masave janë parashikuar të angazhohen në këtë operacion do ta quaja kombëtar “Safe stay in Albania”, plot 1635 punonjës të policisë, pjesa më e madhe e tyre pjesë e forcës kombëtare të sigurisë publike, por brenda kësaj një zë i rëndësishëm është numri i punonjësve të policisë të qarkullimit rrugor të cilët do të jenë në bashkëveprim me entet e tjera publike për të siguruar sa më shumë siguri rrugore në rrugë gjatë këtij  sezoni

Risia këtë vit, përveç Forcës Kombëtare të Sigurisë, është edhe pjesa që ndërlidh tre shërbime publike, përmes Trupës së Ndërhyrjes Teknike, bëhet fjalë për Policinë e Shtetit, Shërbimin Zjarrfikës dhe Shpëtimit, si dhe Urgjencën Kombëtare.

Ky shërbim ka qëllim që të mbërrijë sa më shpejt pranë një aksidenti rrugor me qëllim që të jepet ndihma e parë në kohën e duhur dhe të zhbllokuar po ashtu edhe trafikun e bllokuar në raste incidentesh rrugore, deklaroi ministri I Brendshëm në takimin “Rrugë të sigurta, turizëm i sigurt”, organizuar sot në Tiranë.

Ndërkohë në funksion të monitorimit të akseve rrugore, do të përdoren pajisje të teknologjisë së lartë si kamera, radarë e drone.

"Do të përdorim dronët edhe për monitorimin e trafikut në pikat e nxehta, për të pasur një informacion të detajuar gjatë 24 orëve të ditës, për të gjitha dhe për të njoftuar publikun  në rastet e nevojës për të shmangur pika të caktuara të nxehta me një trafik të shtuar"

Gjatë gjithë sezonit turistik masat pritet të jenë të rrepta, ndërsa 6 trupa që do të operojnë në formën e task-forcave në territor, një bashkëpunim mes disa ministrive. Gati tashmë janë edhe stacionet shtesë të policisë për sezonin turistik në Thesh, Valbonë, Tale, Gjirin e Lalzit, Palasë dhe në Ksamil. Edhe në kalatën e Komanit, një shërbim policie 24 orë për monitorimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në lidhje me veprimtarinë e mjeteve lundruese në liqenin e Komanit.

Lehtësira janë parashikuar edhe në pikat e kalimit kufitar me Kosovën, teksa në javën e ardhshme do të ketë lehtësim edhe në pikat e tjera, përveç Morinit që është bërë prej disa javësh.

“Besoj deri javën tjetër, bashkë me Ministrin Sveçla, do të njoftojmë edhe lehtësimin e kalimit edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar me Kosovën, për të mundësuar, le të themi, kalim të lirshëm të kufirit për të gjithë turistët, qofshin qytetarë të Kosovës apo të Shqipërisë që duan të shkojnë në Kosovë” shtoi më tej Balla.

Hiqni vendgrumbullimet anës rrugëve, ose ndëshkime 

Ndërkohë prej muajit shkurt ka nisur operacion i përbashkët i IKMT dhe Policisë së Shtetit, për të larguar vendgrumbullimet e mjeteve motorike nga anët e rrugëve kombëtare.

Shembulli më tipik ishte një rast në rrugën Elbasan Qaf Thanë ku një dum dum kinez kishte dekada, madje që para ndryshimit të sistemit  që rrinte në krahë të rrugës dhe askush nuk shkonte që të pyeste i kujt është dhe pse nuk largohej prej aty dhe po ky dum dumi kinez ka qenë shpesh herë burim incidentesh rrugore m’u në krahë të rrugës dhe mendoj. Mendoj dhe që mund të ketë përsëri z. Drejtor apo drejtues të IKMT-së ende raste të tilla, të cilat duhen të pastrohen menjëherë dhe këtu gjejë rastin të falënderoj Autoritetin Rrugor Shqiptar për disponibilitetin në kuadër të këtij bashkëpunimi.

“Janë identifikuar 600 pika grumbullimi mjetesh dhe pjesësh dhe zotëruesit e të cilëve janë detyruar sipas ligjit t’i zhvendosin vullnetarisht brenda një afatit të arsyeshëm dhe më pas kemi ndërhyrë po sipas ligjit, në masat që lidhen qoftë me masat administrative, qoftë me sekuestrime apo mbyllje të këtyre aktiviteteve’ tha Balla.

Ndërkohë për projektin “Smart City” të përdorimit të inteligjencës artificiale shpreson të nisë vitin e ardhshëm

“Nuk jemi gati, do kisha dashur shumë që të ishim gati me projektin “smart city”, të zbatuar, por jam shumë krenar që falë mbështetjes së Kryeministrit, dhe falë mbështetjes dhe bujarisë të qeverisë të EBA, në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, përfshirë këtu dhe zonat turistike, ne do të kemi gati, shpresoj vitin e ardhshëm, edhe pjesën që lidhet me sigurinë publike, mbrojtjen e jetës dhe pronës private, edhe monitorimin e trafikut, në  të gjitha qytetet kryesore të vendit dhe në të gjitha zonat turistike përmes një sistemi gjithëpërfshirës zgjedhjesh teknologjike, inteligjencë artificiale, të cilat na mundësojnë kalimin në një nivel tjetër të sigurisë publike” tha ai.

Për Shqipërinë ky është një sezon turistik shumë i rëndësishëm jo vetëm për të konsoliduar bumin që mori vitin e kaluar por dhe për ta çuar para në një nivel tjetër. Qeveria pret një rritje të turistëve këtë sezon veror me 30-40% krahasimisht me vitin historik 2023, prandaj qeveria po merr masa për të koordinuar punën ndërmjet ministrive për të siguruar mbarëvajtje.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 24/05/2024 14:11

    Nëse në korrik nuk rrit 50% pagat e policëve përgatitu të dalësh vetë me ministrinë tënde të ruash semaforin sepse të gjithë do të ikin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'