Shqipëria pjesë e mekanizmit europian për Mbrojtjen Civile, komisioneri Lenarçiç: Të punojmë për shpëtimin e jetëve! Rama: Një hap më pranë BE-së

Shqipëria bëhet pjesë e mekanizmit të BE për Mbrojtjen Civile për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore. Ditën e sotme është firmosur marrëveshja në ambientet e COD mes Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Komisionierit Europian për Mbrojtjen Civile, Janez Lenarçiç.

Në fjalën e tij, komisioneri përmendi tërmetin dhe zjarret me të cilat është përballur Shqipëria vitet e fundit duke thënë se njësitë europiane iu gjendën menjëherë pranë për t'i ndihmuar. Po ashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të mbrojtjes civile në vendin tonë në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë dhe të kursehen para.

“Shqipëria tani është e integruar plotësisht në familjen europiane të mbrojtjes civile. Është anëtar i Mekanizmit për Mbrojtjen Civile. Kjo është e rëndësishme pas tërmetit 2019, zjarreve të këtij viti, ne e dimë që do të ketë fatkeqësi në të ardhmen sërish dhe me disa prej tyre mbase nuk do ia dalin dot të vetëm. Shqipëria është një nga vendet të preken nga ndryshimet klimatike. Këto impakte të ndryshimeve po rriten siç e shihni me sezonin e thatë, temperaturat e larta, zjarret në pyje etj. Kjo bën shumë sens që të bashkojmë kapacitetet dhe t’i përballim bashkë. Shqipëria është përballur me tërmet në 2019 dhe kërkoi mbështetje, mekanizmi i njësive europiane shkoi të asistonte. E njëjta ndodhi në verë. Kjo nuk do të ndryshojë dhe Shqipëria do të ketë mundësi të marrë mbështetjen tonë. Shqipëria do të përdorë më shumë pajisje ekspertize dhe të ndërtojë mbrojtjen e saj civile. Të gjithë do të punojmë bashkë për këtë se do të shpëtojë shumë jetë dhe shumë para”, tha Lenarçiç.

Kryeministri Edi Rama e cilëson si një hap më pranë BE-së, anëtarësimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtarë e Mekanizmit të BE-së për Mbrojtjen Civile. Sipas kryeministrit Edi Rama, sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët.

Mekanizmi  i mbrojtjes civile synon të forcojë bashkëpunimin midis shteteve anëtare të BE -së dhe shteteve pjesëmarrëse në mbrojtjen civile për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore. Themeluese e agjencisë është Komisioni Evropian (KE) i cili luan rol kyç në koordinimin e reagimit ndaj katastrofave duke kontribuar me mbi 75% të kostove të transportit. Përveç shteteve anëtare të BE-së, aktualisht janë edhe gjashtë shtete tjera pjesëmarrëse në këtë mekanizëm duke filluar nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, Islanda, Norvegjia dhe Serbia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:38
Shqipëria zyrtarisht pjesë e Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile, reagon ambasada e BE: Një ditë e mirë për Evropën

Pas firmosjes së marrëveshjes ku Shqipëria bëhet anëtare e plotë e Mekanizmit Evropian për mbrojtjen Civile, ka reaguar edhe ambasada e Bashkimit Europian në Shqipëri, duke e konsideruar si një ditë të mirë për Evropën.

“Sot është një ditë e mirë për Evropën & Shqipërinë. Duke u bërë anëtare e plotë e Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile, tani ka një vend në tryezën e familjes së mbrojtjes civile. Së bashku, ne mund t'i përgjigjemi më mirë fatkeqësive”- thuhet në reagimin e ambasadës së BE.

Ora 12:51
Shqipëria anëtare në Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile, Rama: Një hap më pranë BE

1668502217_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama  e cilëson si një hap më pranë BE-së, anëtarësimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtarë e Mekanizmit të BE-së për Mbrojtjen Civile.

‘Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtare me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës. Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët. Mirënjohje komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, pa mbështetjen e të cilit kjo arritje domethënëse do të ishte ende e parealizuar.’- shkruan Rama.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë