Shqipëria destinacion i jahteve luksoze gjatë kësaj vere

Shqipëria destinacion i jahteve luksoze gjatë kësaj vere

Foto ilustruese

Interesi për Shqipërinë po reflektohet në shifra në disa aspekte gjatë këtij viti, nisur nga hyrje-daljet e shtetasve të huaj, por edhe alternimit të mënyrës me të cilën këta shtetas zgjedhin të prekin vendin tonë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, rezulton se gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 është rritur me 30% numri i jahteve dhe anijeve turistike që kanë hyrë në hapësirën detare të vendit tonë.

Ndonëse ende nuk kanë filluar muajt e pikut të sezonit turistik korrik-gusht, rezulton të kenë hyrë 508 jahte dhe veliera ashtu sikurse 43 tragete turistësh.

Treguesit më të lartë i mban Porti i Sarandës, ku gjatë kësaj periudhe të parë të vitit kanë hyrë 276 jahte e veliera dhe 43 tragete turistike. Në Portin e Durrësit rezulton të kenë hyrë 112 jahte ndërsa në atë të Vlorës 90 të tillë. Nuk ka mbetur pa vizitorë as Shëngjini ku janë regjistruar të kenë hyrë 30 jahte e veliera./Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Tre tituj të rinj 'Në Librari’:  'Letrat që nuk m’i dërgove kurrë të Irena Shabanit, 'Muri i heshtjes' i Gani Mehmetajt, dhe 'Hënat e fundit' nga Furio Bordon

Tre tituj të rinj 'Në Librari’: 'Letrat që nuk m’i dërgove kurrë të Irena Shabanit, 'Muri i heshtjes' i Gani Mehmetajt, dhe 'Hënat e fundit' nga Furio Bordon