Situata në Ceuta mbetet kritike, ndërsa autoritetet spanjolle po përpiqen të përballojnë pasojat e valës së paprecedentë të emigrantëve që hynë në enklavën spanjolle nga Maroku.

Ministria e Brendshme e Spanjës njoftoi se deri më tani rreth 37.500 emigrantë janë kthyer në Marok, pas hyrjes së tyre në Ceuta një ditë më parë. 

Ndërkohë, sipas të përditshmes El País, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë 57 trupa nga ujërat pranë Ceutës. Viktimat humbën jetën teksa përpiqeshin të mbërrinin në territorin spanjoll, shumica duke notuar për të kaluar digën e El Tarajalit.

Kërkimet vazhdojnë edhe këtë pasdite me ekipe zhytësish të Gardës Civile, ndërsa autoritetet spanjolle paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi ende ka persona të zhdukur.


Lajmi kryesor:

Krizë emigracioni në Spanjë! 60 mijë emigrantë hynë me not në Ceuta brenda 24 orëve, gjysma prej tyre kthehet në Marok! 57 viktima, Sanchez nxjerr ushtrinë në terren (VIDEO)