Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë deklaratën e mirëkuptimit mes Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike të Policisë italiane

Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë deklaratën e mirëkuptimit mes Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike të Policisë italiane

Ardi Veliu dhe Franco Gabrielli

Ardi Veliu dhe Franco Gabrielli nënshkruajnë deklaratën e mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike të Policisë italiane.

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Policinë italiane Franco Gabrielli tha se nga pikëpamja operacionale, ky është një tjetër rezultat i rëndësishëm në marrëdhëniet e gjata dhe të konsoliduara të bashkëpunimit me Shqipërinë dhe do të mundësojë ngritjen e një tryeze teknike të përhershme midis dy drejtuesve të Policisë, kushtuar çështjeve strategjike në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu tha se ngritja e tryezës teknike, e dëshiruar fuqimisht edhe nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, do të jetë vendi i duhur për të ndarë nevojat e reja operacionale dhe për të thelluar çështjet e pazgjidhura dhe iniciativat që do të zhvillohen, duke iu shtuar një morie të gjerë mjetesh, përmes së cilave të forcohet bashkëpunimi policor tashmë i shkëlqyer.

Deklarata e mirëkuptimit sjell në vëmendje dispozitat e përfshira në marrëveshjen e bashkëpunimit midis qeverisë së Republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në luftën kundër krimit, nënshkruar në Tiranë në 19 qershor 2007, e cila parashikon mundësinë e rënies dakord për takimet ndërmjet organeve kompetente të të dy vendeve për të verifikuar gjendjen e zbatimit të marrëveshjes, rezultatet e arritura dhe për të identifikuar fazat pasuese të programit të bashkëpunimit.

Një lidhje e gjatë dhe historike midis dy vendeve, që mund të mbështetet në një prani të konsiderueshme italiane në Shqipëri, në terma sasiorë dhe cilësorë, përmes projekteve IPA dhe Pameca V dhe zyrës së Ekspertit për Sigurinë, shoqëruar nga një aktivitet po aq i qëndrueshëm operacional, bazuar në shkëmbimin e vazhdueshëm dhe intensiv të informacionit, në pjesëmarrjen në ekipe të përbashkëta hetimore dhe në kërkimin e personave të shpallur në kërkim.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)