Vendimi i Shqipërisë për të strehuar qindra afganë, të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ka gjetur mirënjohjen e SHBA-së. Diplomatja Yuri Kim, Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Ish Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright kanë shprehur një zëri se janë krenar që Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-së, pasi në raste të rëndësishme populli shqiptar gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve.
Ambasadorja Yuri Kim duke përdorur fjalën më të shtrenjtë për popullin shqiptar BESA, shkruan se është krenare që SHBA ka një mike dhe aleate si Shqipëria që di të tregojë nder dhe guxim kur ka më shumë rëndësi. Edhe Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë tha se populli shqiptar i tregoi edhe një herë botës se çfarë do të thotë fjala "Besa'.
Ndërsa ish Sekretarja e Shtetit dhe politikania amerikane, Madeleine Albright, pasi ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë dhe Kosovës për të pranuar strehimin e qindra afganëve, shpreson që edhe shtete të tjera të bëjnë të njëjtën gjë dhe të pranojnë strehimin e grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile afgane.
"Ne duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që vendet e tjera të ndjekin këtë shembull", shkruan Albright në tëitter.
Sot kryeministri Edi Rama i ka thënë "po" kërkesës së SHBA për strehimin në Shqipëri të disa qindra afganëve, që sipas tij, janë nga të parët në listat e ekzekutimeve. Rama thotë se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane. Pas Shqipërisë edhe Kosova u ka hapur dyert afganëve, duke pranuar strehimin e tyre pas kërksesës së SHBA. Konfirmimin e ka bërë presidentja Vjosa Osmani e cila thotë se menjëherë pas dakordësimit institucional qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues.
Ndërkohë që SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul dhe afganëve që janë të rrezikuar nga talebanët duke dërguar në Afganistan 5,000 trupa për të ndihmuar në operacion. Nga ana tjetër talebanët kanë mbërthyer Afganistanin, ku kanë hyrë edhe në Kabul, i cili ishte i vetmi qytet që kishte mbetur në duart e qeverisë. Vetë presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga vendi për në Taxhikistan, për t’i shpëtuar grupit të militantëve islamikë. Talebanët thanë se nuk duan luftë dhe se kush dëshiron të largohet mund ta bëjë atë qetësisht, ndërsa ministri afgan i Punëve të Brendshme Abdul Sattar Mirzakëal tha se do të ketë një "transferim paqësor të pushtetit" te një qeveri kalimtare.
Ambasadorja Yuri Kim ka shprehur mirënjohjen e saj për vendimin e Shqipërisë për të pranuar strehimin e afganëve, duke përdorur fjalën më të shtrenjtë për popullin shqiptar BESA. Kim shkruan se atëherë ku ka më shumë rëndësi, populli shqiptar di të tregojë nder dhe guxim.
Diplomatja amerikan shkruan se është nder që SHBA e ka mik dhe aleate Shqipërinë.
"BESA - kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t'ju quajmë mikun dhe aleatin tonë", shkruan Yuri Kim.
Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë kanë shprehur mirënjohjen e tyre në lidhje me pranimin e Shqipërisë për të strehuar afganët që u rrezikohet jeta nga talebanët, që kanë marrë vendin dhe po çojnë në rrëzimin e qeverisë. Ky komitet shprehet se populli shqiptar i tregoi edhe një herë botës se çfarë do të thotë fjala "Besa'.
"Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t'u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë po i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë "BESA". Ju keni respektin dhe falenderimet tona", shkruan Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë
Sot kryeministri Edi Rama i ka thënë "po" kërkesës së SHBA për strehimin në Shqipëri të disa qindra afganëve, që sipas tij, janë nga të parët në listat e ekzekutimeve. Rama thotë se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane.