Bashkëthemeluesi i Info-Telekom ICS, ProMarketing Albania dhe Digicom Albania, Marin Gjonaj dhe Drejtori i albaniannews.com, Ilir Kulla, zhvilluan një sërë takimesh të rëndësishme biznesi në Meksikë gjatë javës së fundit.
 
Ata zhvilluan një takim me biznesmenin e njohur, Carlos Slim Domit, Kryetar i Grupit Carso Holding në Meksikë. Mundësitë e reja të bashkëpunimit në biznes midis dy shteteve si dhe krijimi i hapësirave të reja ekonomike ishin ndër temat kryesore të këtij takimi. Bashkëpunimi midis dy grupeve u fokusua në fushën e teknologjisë, telekomunikacionit, rrjetet e komunikimit elektronik me bandë të gjerë dhe aktiviteteve të tjera komerciale, fushë në të cilën të dy grupet kanë eksperiencë.
 
ilir kulla
ilir kulla
(Marin Gjonaj, Carlos Slim Domit dhe Ilir Kulla)

Gjatë këtyre takimeve u arrit edhe një marrëveshje për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e veprimtarisë tregtare dhe të teknologjisë. Carlos Slim Domit ka qenë Kryetar i Bordit të Sanborns Group, S.A.B. de C.V., që prej vitit 1997 si Drejtor i Menaxhimit. Z. Domit ishte edhe President dhe Drejtor Menaxhimi i Sanborns S.A De CV Group. Z. Slim Domit ishte gjithashtu Drejtor Menaxhimi edhe Drejtor i Përgjithshëm i Sanborn Hermanos.
 
Ai mbajti detyrën e Presidentit të Sanborns Hermanos; Drejtor i një prej direktorive kryesore të – Sanborn Brothers; President i Telephones të Meksikës dhe President i Carso Global Telecom, S.A.B. de C.V. Ai gjithashtu ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Telmex SA, U.S. Commercial Corp., S.A. de C.V, Grupo Sanborns Sa De Cv, dhe Promotora Sanborns, S.A. de C.V. y Cías. Familja Slim është ndër familjet më të mëdha humanitare në Amerikën Latine me Fondacionin Carlos Slim.
 
Ndërkohë, Gjonaj dhe Kulla përfaqësuan ADA Group, e cila operon me një numër kompanish në tregun Shqiptar si Digicom, InfoTelecom, ProMarketing, ADANet, Orange Publishing-Consulting-Events, Albania Daily Neës Neëspaper, dhe albanianneës.com. Ada Group është një prej grupeve të parë në Shqipëri i cili operoi në fushën e aviacionit civil. Grupi operon edhe me platformë satelitore me parapagim, shërbime interneti me bandë të gjerë dhe shumë shërbime të tjera dhe aktivitete. Aktualisht, Grupi ka 1.500 punonjës dhe operatorë në tre shtete të ndryshme në Europë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com