Të 4 partitë e vjetra historike në Kosovë janë fundosur me votat e shqiptarëve të Kosovës. Në fakt Vetëvendosja kishte garuar disa herë por maksimumin e kishte poshtë 27% dhe të pamjaftueshme të qeveriste e vetme. Shqiptarët e Kosovës ishin lodhur dhe dërmuar maksimalisht nga qeverisjet e korruptuara por establishmeniti ishte i pathyeshëm si në Shqipëri. Edhe Albini nuk arrinte të shkatërronte establishmentin deri sa drejtësia ndërkombëtare filloi arrestimet.

Mos harrojmë Ramush Haradinaj u godit nga Gjykata e Hagës në kulmin e karrierës politike dhe ku po triumfonte si kryeministër me taksën 100% kundër Serbisë. Më pas Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli u arrestuan dy ditë pasi presidenti Trump humbi zgjedhjet në Amerikë. Këto nuk janë justifikime por rrethana për të kuptuar që pse nuk lind dot një “Vetëvendosje” në Shqipëri.

Shqipëria ashtu si Kosova nuk i largonte dot pa pranga dhe burgosje liderët e vjetër. Vota ishte e pamjaftueshme. Nëse Albini do garonte në Shqipëri kundër PD-PS-LSI nuk do gjente as votën e tij, jo se nuk do votohej por se do të vidhej. Koha do provojë, këto çfarë them kur të shikoni rezultatin e Vetëvendosjes në Tiranë në zgjedhjet e 25 Prill. Harroni që PD-PS-LSI të shkatërrohen nga një parti e re në Shqipëri. Albini në Shqipëri do lindë, kur një avion i Hagës të arrestoj në Rinas, ashtu si në Kosovë liderët 30 vjeçarë të politikës. Deri atëherë s’do ketë as Albin dhe as Vetëvendosje në Shqipëri. Kosova dje nuk ndryshoi vetëm dhe thjesht nga vota shqiptare por edhe nga prangat ndërkombëtare