Shqipëria, do të marrë pjesë në panairin e turizmit në Berlin, Rama: Prezantohet siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë

Në panairin më të madh global të turizmit ITB Berlin, që do të zhvillohet në datat 4-6 mars, Shqipëria do të ketë vendin e nderit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale videon promovuese, me të cilën do të prezantohet Shqipëria në këtë panair.

“Shqipëria e të gjitha ndjesive këtë vit është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin, e për pak javë do të prezantohet atje nga organizatorët ashtu siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë”, shkroi Rama.

Pjesëmarrja në këtë panair synon prezantimin dinjitoz të markës turistike të Shqipërisë para 5600 ekspozuesve dhe 1300 përfaqësuesve të sipërmarrjeve në ITB Berlin, ndërsa për një proces transparent u hodh edhe shorteu që përcakton pozicionimet e turoperatorëve në stendën e Shqipërisë.

Në fokus të panairit do të jenë agroturizmi, kulinaria, pijet tradicionale, tradita në veshje e muzikë, kultura shqiptare e sjell si instrument tërheqës në ofertën turistike shqiptare gjithëvjetore. Po ashtu, pjesë e panairit do të jetë dhe turizmi i aventurës përmes shtigjeve piktoreske që ofron Riviera jonë.

Në muajin janar Shqipëria mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Fitur 2025” në Madrid, Spanjë ku tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të shumtë, por jo vetëm.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Rama ironizon Bashën: Mu shfaq, ishalla nuk më ikën prapë! Fle aq qetë sa nuk i lëviz fija e flokut! BE nuk flet dot as me bufin

Rama ironizon Bashën: Mu shfaq, ishalla nuk më ikën prapë! Fle aq qetë sa nuk i lëviz fija e flokut! BE nuk flet dot as me bufin