Shqipëria e Madhe? Zyrtari i lartë i
SHBA:Kufijtë në Ballkan s’ndryshojnë

Shqipëria e Madhe? Zyrtari i lartë i<br />SHBA:Kufijtë në Ballkan s’ndryshojnë
Zyrtari amerikan i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee në një intervistë për gazetën e njohur greke “Kathimerini” ka folur për ‘Shqipërinë e Madhe’ kufijtë në Ballkan, tensionet, prezencën amerikane dhe ndikimin e Rusisë.
 
Hoyt Brian Yee vlerëson arritjet e fundit në Ballkan duke filluar nga zgjidhja e ngërçit në Shqipëri, formimi i qeverisë në Maqedoni, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO-s dhe procesin e integrimit të Serbisë në BE.
 
Ai kërkon nga liderët e Ballkanit Perëndimor që të lënë retorikën nacionaliste dhe konfliktuale, por të përqendrohen në reformat për integrimin euro-atlantik, pasi kufinjtë nuk ndryshojnë.
 
Kufijtë e vendeve në Ballkan janë të përcaktuara qartë, te njohur ndërkombëtarisht dhe nuk janë objekt i kontestit. Ndryshimi në kufijtë e Ballkanit nuk do të kontribuonte për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

E kundërta, siç e dimë nga përvoja, përpjekjet për të ndryshuar zonën e kufirit mund të jenë shumë destabilizuese.

Ne i bëjmë thirrje politikanëve në rajon që të përmbahen nga retorika nxitëse e ndarëse, dhe në vend të kësaj të përqendrohen në raportimin e reformave themelore politike dhe ekonomike të nevojshme për ecurinë e integrimit të tyre në institucionet euro-atlantike.

Udhëheqësit duhet të punojnë së bashku për të reduktuar tensionet etnike apo politike”
deklaroi ai.

Zyrtari amerikan i Departamentit të Shtetit u shpreh se vendet e rajonit të Ballkanit kanë shumë sfida përpara duke filluar nga lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe ndërtimi i institucioneve demokratike.
 
Rajoni ende përballet me sfida të mëdha. Këto përfshijnë institucionet ebrishta, dobësitë në sundimin e ligjit,  korrupsioni endemik dhe media.
 
Sfidat e jashtme përfshijnë luftën kundër terrorizmit, menaxhimit të fluksit të refugjatëve dhe rezistencë ndaj përpjekjeve të jashtme për të penguar demokratizimin.
 
Për të zgjidhur këto sfida, liderët e vendeve duhet të demonstrojnë guxim politik, të punojnë së bashku dhe të marrin vendime, por edhe për të bërë hapat e nevojshëm për stabilitetin dhe prosperitetin më të madh”
përfundoi ai.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre