Shqipëria e para që strehoi afganët, javën e ardhshme mbërrin zyrtarja e SHBA! Takime me politikanët dhe vizitë në Shëngjin

Një zyrtare e lartë amerikane vjen këtë javë për çështjen e afganëve që ndodhen në vendin tonë. Ndihmës Sekretarja Amerikane për Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit, Julieta Valls Noyes, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, do ndalet në Doha, Katar dhe Tiranë e Shëngjin të Shqipërisë.

Ajo do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe partnerë të organizatave ndërkombëtare mbi përpjekjet tona për përpunimin e refugjatëve dhe me afganët që presin zhvendosjen në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka mirëpritur refugjatët Afganë.

Për rolin që  Shqipëria ka luajtur  për shpëtimin e refugjatëve afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore, e mbështetje psikosociale, Kryeministri Rama është nderuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership”, e drejtuar nga ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton.  Çmimi iu dorëzua Ramës nga Clinton, në një ceremoni të posaçme në SHBA.

Shqipëria premtoi të marrë përkohësisht deri në 4,000 afganë. Për herë të parë, avioni me 121 refugjatë afganë do të ulej zyrtarisht në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 27 gushtit 2021. Mes tyre, 11 foshnja, ndërsa strehimi I tyre u bë në disa zonë në Shqipëri, duke nisur  nga kryeqyteti e deri te qytetet bregdetare.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite