Shqipëria e varur nga Rusia për furnizimin me grurë, Unioni Agro-Ushqimor: Do ketë rritje të menjëhershme të çmimit! Fabrikat të furnizuara për 3 muaj

Shqipëria e varur nga Rusia për furnizimin me grurë, Unioni Agro-Ushqimor: Do ketë rritje të menjëhershme të çmimit! Fabrikat të furnizuara për 3 muaj

Lufta e nisur mes Rusisë dhe Ukrainës, mund të kthehet në një betejë ekonomike për shumë shtete. Një vrull i ri çmimesh pritet të reflektohet shumë shpejt edhe në tregun shqiptar sa i takon drithërave. Duke qenë se Rusia është destinacioni kryesor nga ku Shqipëria furnizohet me grurë, çmimi i tij pritet të rritet, për shkak të sanksioneve të paralajmëruara nga SHBA ndaj Rusisë për bllokimin e tregtisë.

Çmimi i një ton gruri u rrit në vetëm dy ditë si pasojë e konfliktit me 10%, thotë kryetari i unionit tregtar Agro-Ushqimor Theodhor Kristuli.

“Pjesën më të madhe të grurit në e marrim nga Rusia. Rreth 75% të importit. Me çmimin situata është e hapur, me bllokimin që i është bërë nga SHBA, çmimi i grurit është rritur me 10% nga dje në sot”, tha Kristuli.

Në mungesë të furnizimit nga Rusia, Kristuli thotë se duhet ti drejtohen tregjeve të tjera të cilat menjëherë kanë rritur çmimin e grurit për tonë.

“Mundësi alternative që të shkojnë më Francë apo Kanada, pra në shtete të tjera që të shikojmë. Ky proces e rrit shumë koston. Por edhe vetë Franca e ka rritur me 30 euro për ton çmimin e grurit”, pohon Kristuli.

Nga ana tjetër Kristuli thotë se depozitat në vend janë të furnizuara maksimumi për të përballuar vetëm për 3 muaj.

“Aktualisht depozitat me grurë në Shqipëri janë të mbushura, por stoku mund deri në 2-3 muaj”, shton ai.

Vetëm në vitin e kaluar Shqipëria ka importuar nga Rusia 4.9 miliardë lekë vetëm drithëra, vlerë që ka ardhur në rritje nga viti 2020 kur u importuan 4.3 miliardë lekë drithëra.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sulo pepja: 26/02/2022 09:38

    Akoma me 7%-in e Ilir Metes merreni ju dhe me mashtruesin Agim Rrapaj. Turp që ai të drejtoje Këshillin e ASgrobiznesit.

    Përgjigju
  • Rrofshin ppp: 26/02/2022 08:44

    Me ate cmim nafte me ata cmime qe kane plehrat kimike i keni bere llogarite sa kushton nje hektar grure? Kur ta beni llogaritni ja vlen ta mbjellesh apo jo? Fermeri shqiptar eshte i vetmi ne bote qe ska suvensione por ne te kundert paguan edhe taksen e asfaltit per aren Shqiperia ka ngelur nje milion banor kurse qeverite kane 30 vjet qe futin leket ne pallate kur dihet qe per cdo familje shqiptare ekzistojne te pakten 10 hyrje Tani qeveria qe eshte rregullatori se ku duhet te shpenzohet pra nqs ka nevoj per bujqesi suvension bujqesine dhe investitori shkon atje ku suvensionohet nqs ka nevoje per industri ben te njejten gje e kshu me radhe Tani qeveria ta mbjelle grurin ne taracat e pallateve natyrisht me pare duhet te paguajne per lejen e mbjelljes se nuk mbillet pa leje

    Përgjigju
  • Iris: 26/02/2022 02:27

    Kjo eshte krize ekonomike mbareboterore dhe ka fillur shume kohe me pare,qe kur u shfaq Covidi,pasojat e sulmit kunder Ukraines jane thjesht nje tjeter tulle ne mur.Por ky eshte nje rast i mire per fermeret tane qe te mbjellin me shume grure.

    Përgjigju
  • Inform: 26/02/2022 00:14

    Te dashur bashk atdhetar ,lufta e vertet nuk po behet kunder Ukraines por kunder gjithe njerzimit sepse projekti i virusit deshtoi , tani po perdoret rusi ukrahin si shkrepsja per te ndezur zjarrin, un shpresoj qe ta kem gabim por ne qoftese nato me amerikant do te nderhyjne ushtarakisht kunder rusis athere do te ndodhin shfarosjet e masave, mbani vath ne vesh nje gje te vertet; gjithe kryetaret e shteteve jane aktore lojrash , kurse popujt mish per kasap, hajde shendet zoti qofte ne mbrojtje shpirtrave pa djall

    Përgjigju
  • Kalaja e Drishtit: 25/02/2022 21:25

    Nqse rritet çmimi i grurit po vlerësohet puna e fermerit

    Përgjigju
  • Kosovari: 25/02/2022 18:02

    Hej nanen krejt atyne shqipfolsave qe importons qrurin nga Rusia Rrofte open ballkani kryminister gomar Njes per gomart e tjer

    Përgjigju
    • Une: 25/02/2022 21:38

      Ju te dy idiotat me mire mesoni te shkruani shqip para se te beni komente

    • Idioti: 25/02/2022 19:15

      Km bq është gjskë rusi …!

  • xhiku i lymes: 25/02/2022 16:58

    Sa te kemi pataten e kuksit qe eshte edhe buke dhe gjelle, nuk e rr***me fare

    Përgjigju
  • Fusha perendimore: 25/02/2022 16:20

    Nga Lezha - Kavaje dhe zona Fier , Maliq Etj te mbjellin grur me detyrim dhe shteti tju jape lekt per farat e grurit! Mos mbani tokat djerr , në mal mbillni miser !

    Përgjigju
  • Askushi: 25/02/2022 14:50

    Tani katunaret tane qe mbjellin vetem domate, speca dhe trangull qe eshte me i rendesishmi kane rastin e mire te fillojne me grurin. E te mos qahen me, mundesisht token ta punojne me traktor o jo me parmende.

    Përgjigju
  • PETRIT: 25/02/2022 14:34

    Mos perhapni panik te kote. Nuk do te kete mungese ushqimi aspak, dje e kemi marre nga Rusia , neser do e marrim nga ndonje vend tjeter, ushqim ka plot.

    Përgjigju
  • Alb: 25/02/2022 14:33

    Taman fiks maks

    Përgjigju
  • Maks: 25/02/2022 14:20

    E mbani mend kur enveri thoshte buka can bllokaden tani hani mut jeni ne dor te vucicit e putinit Tani prisni noi cop buk per sadaka per mos vdekur nga uria

    Përgjigju
    • Ehuuu: 25/02/2022 15:07

      Myzeqeja ishte hambar per shqiperine per grur. Tani qe ne i prishem se na tha sala jan te komunizmit, jo mut po dhe diarrea te han

    • Hajdk: 25/02/2022 14:56

      Kjo eshte e vetmja gje qe enveri dhe pasardhesit e tij, sidomos politike, kane ditur te bejne ndonjehere, shume mire dhe me shume zell… ti tregojne vrimen e pasme sllaveve dhe ti thone…futeni ketu! Sa per pordhe edukative, ka vende te tjera plot qe shesin grure pervec rusise.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai