Shqipëria etnike, Vuçiç-Ramës: 
Jo vetëm makthi ynë...i Europës!

Shqipëria etnike, Vuçiç-Ramës: <br />Jo vetëm makthi ynë...i Europës!
TIRANE – Në mes të pikëpyetjeve për zhvillimin e vizitës së kryeministrit Rama në Serbi, një “betejë” online ka nisur mes dy krerëve të qeverive të Shqipërisë dhe Serbisë...çka duket se ka nxehur edhe më tej debatin e hapur politik pas incidentit në ndeshjen mes kombëtareve të dy vendeve më 14 Tetor.

Pak para mesnatës së të Premtes, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, pasi u shpreh më herët se nuk ka vendosur ende nëse do të presë homologun shqiptar në Beogradin zyrtar, vendosi t’i kthejë përgjigje Ramës për të ashtuquajturin prej tij “projekt të Shqipërisë së Madhe”.

Dhe ashtu si kreu i qeverisë sonë, edhe Vuçiç ka zgjedhur rrjetin social Twitter për t’i dhënë mesazhin.

“Ata që po thonë së Shqipëria e madhe është makthi ynë, kanë absolutisht të drejtë. Por, nuk është vetëm makthi ynë, është një makth evropian, është makth për të gjithë njerëzimin, dhe ne do të bëjmë çmos për të parandaluar që bota të përfshihet nga ky makth. Ne shpresojmë se shqiptarët normalë do ta kuptojnë këtë mesazh”, shkruan kreu i qeverisë serbe në rrjetin social.

Duke i qëndruar gjuhës së ashpër të përdorur ditët e fundit, kreu i qeverisë serbe ka rritur akoma më tej tensionin mes dy vendeve.

vucic twitter


Kjo deklaratë vjen si kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deklaratës që kryeministri Rama bëri mbrëmjen e së Premtes, kur tha se Shqipëria e Madhe është makth i serbëve dhe jo projekt i shqiptarëve. Dhe këtë kryeministri Rama e shprehu menjëherë pasi Vuçiç vuri në pikëpyetje vizitën e tij në Beograd duke thënë se kërkon të kërcënojë Serbinë!

“Serbia Normale do jetë realitet veç kur Serbia Reale do kuptojë se Shqipëria e Madhe është makthi i tyre jo projekti ynë”, shkroi Rama të Premten në Twitter.
 

Dje, kryeministri Vuçiç tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, se do të vendosë deri në fundjavë nëse Rama do të jetë apo jo i ftuari i tij. Vuçiç: Vendos deri në fundjavë nëse e pres Edi Ramën në Serbi!

Sakaq, kryeministri mbrëmë për rrjetin televiz CNN tha se është i gatshëm të shkojë në Beograd, pavarësisht dhunës që tifozët ushtruan ndaj kuqezinjve gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, por rikonfirmimi i vizitës tha Rama, varet nga autoritetet serbe. Rama: Unë i gatshëm të shkoj në Serbi...por ftesa në dorën e tyre!

Autoritetet e larta serbe nuk hezituan ta quajnë një “projekt për Shqipërinë e Madhe” dhe kërcënim për Serbinë, flamurin e valëvitur mbi Beograd me hartën e Shqipërisë etnike dhe dy heronjtë tanë kombëtarë Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Flamur që mesa duket u bë shkaku për vënien në pikëpyetje të vizitës së kryeministrit Rama në Beograd më 22 Tetor.

Klima e tensionuar në Serbi, është përcjellë në një dhunë të paprecedent ndaj popullsisë dhe biznesmenëve shqiptarë në shtetit fqinj pas incidentit ne ndeshjen e 14 Tetorit.

Gjithcka nisi me mbremjen e 14 Tetorit gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi e vlefshme per eliminatoret e kampionatit europian France 2014, kur valevitja e flamurit me Shqiperine e Madhe ngjalli dhunen e tifozeve serbe, te ashtuquajtur huligane. Lojtaret e kombetares shqiptare u lenduan nga tifozet te cilet u futen ne mesin e fushes se blerte dhe nuk u ndaluan nga forcat e policise serbe. Madje sipas kuqezinjve, ata u qelluan edhe nga police serbe. Incidenti ka nxjerrë në pah tensione të vjetra midis dy vendeve, teksa  palët intensifikuan "luftën" e fjalëve mbi autorësinë e dronit të telekomanduar qe valeviti flamurin e Shqiperise etnike ne Serbi.

Fyerjet
Deklaratat e zyrtarëvë të lartë serbë menjëherë pas incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri kanë qenë të unifikuara për të fyer në grup shqiptarët dhe klasën politike në vendin tonë. Kështu drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriç, ka lëshuar akuza se në poste të rëndësishme politike në Shqipëri “ka huliganë”.

Sipas tij, deklaratat e zyrtarëve në Prishtinë pas incidentit në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri janë të papërgjegjshme dhe cinike. "Ne nuk kemi frikë nga huliganët apo ata që nxitin kërcënimet dhe dhunën; nuk kemi frikë as edhe nga disa huliganë që veshin kostume dhe që ulen në zyra të rëndësishme politike në Prishtinë, Tiranë apo në ndonjë vend tjetër”, shtoi Gjuriç.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim