Shqipëria firmos marrëveshje bashkëpunimi me Zvicrën, Koçiu: Shërbim shëndetësor në banesë për invalidë apo të moshuar në gjithë vendin

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Zvicrën sa i takon sistemit shëndetësor. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se kjo marrëveshje, me afat 3-vjeçar, do të ketë impakt në përmirësimin e shërbimit shëndetësor parësor.

“Është një marrëveshje bashkëpunimi tre vjeçare e cila do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në përmirësimin e shërbimit shëndetësor parësor. Synojmë që nëpërmjet projektit "HAP - Shëndeti për të gjithë” i cili do të përfundojë në vitin 2027 qeveria Shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të kenë mundësi të përfitojnë nga protokolle pune dhe standarde të miratuara tashmë dhe që shërbejnë për të ngritur në një nivel më të lartë bashkëpunimi dhe shërbimi shëndetësor në të gjitha qendrat shëndetësore në vend”, tha Koçiu.

Një marrëveshje të tillë, qeveria shqiptare e ka pasur edhe më herët me Zvicrën dhe falë saj është mundësuar krijimi i 31 qendrave shëndetësore të cilat ofrojnë shërbimin në banesë për invalidë apo të moshuar. Përmes kësaj marrëveshje të nënshkruar sot, Koçiu theksoi se ky shërbim do të shtrihet në të gjitha qendrat shëndetësore gjithë vendin.

“Falë fazës së parë të bashkëpunimit ne kemi mundësuar plot 31 qendra shëndetësore të cilat ofrojnë shërbim në banesë për të pamundurit, invalidët apo të moshuar të cilët nuk largohen dot nga banesat e tyre dhe kanë nevojë për një shërbim të dedikuar shëndetësor.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje që ne kemi firmosur sot, do të vijojmë ta shtrijmë këtë shërbim shëndetësor në të gjitha qendrat shëndetësore në mbarë vendin”, vijoi Koçiu.

Ministja tha se në fokus do të jetë edhe trajnimi dhe kualifikimi i mjekëve të familjes për të ofruar shërbime të specializuara për të gjithë ata që kanë nevojë të trajtohen sa i përket çrregullimeve të shëndetit mendor.

“Ndërkohë që është e rëndësishme të theksoj se falë bashkëpunimit me qeverinë e Zvicrës ne do të mundemi që të përfitojmë dhe nga protokolle të dedikuara për kujdes të thelluar në shërbime të shëndetit mendor të cilat gjithashtu do të mund të krijojnë hapësira të posaçme në të gjitha qendrat shëndetësore duke trajnuar dhe kualifikuar dhe mjekët e familjes, infermierët dhe këdo shërbim shëndetësor në qendrat shëndetësore për të ofruar shërbime të specializuara për të gjithë ata që kanë nevojë të trajtohen sa i përket çrregullimeve të shëndetit mendor”, u shpreh ministrja.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I. Lir: 24/01/2024 14:45

    Per cilin sherbim ne familje behet fjale? Se une ne familjen time prej 4 personash kisha nevoje per nje ndihme ne familje.Kjo per arsye se kisha dy invalide njekohesisht,te paralizuar. Bashkeshorten 54 vjeç me tumorr ne tru(glioblastome grada 4) e paralizuar totalisht,dhe nenen 87 vjec te paralizuar nga 2 kembet e nje dore. Te dyja te palevizeshme e qe bashkeshortja pas 2 vjetesh humbi jeten para 38 ditesh. Kerkova gjithandej per ndonjelloj sherbimi te tille por fatkeqesisht ato qe gjeta ofroheshin me shuma pagese maramendese. Duke qene se tani mbeti vetem 1 invalide e parlizuar a mund ta dij se kush eshte nje nga keto 35 qe jane egzistuese sot ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)

Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)