Shqipëria fiton arbitrazhin 100 milionë euro për Portin e Durrësit

Shqipëria fiton arbitrazhin 100 milionë euro për Portin e Durrësit

Porti i Durrësit

Tirane- Shqipëria ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar përballjen me kompaninë  "Kurum", e cila ka pasur koncesionin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit, dhe kërkonte 100 milionë euro dëmshpërblim.

Kurum pretendoi për prishje kontrate të mënyrë të njëanshme nga Ministria e Infrastrukturës. Por gjyqtarët ndërkombëtarë ka menduar ndryshe duke arritur në përfundimin se ka qenë vetë Kurum që nuk ka respektuar kontratën me shtetin shqiptar dhe nuk ka bërë investimet e parashikuara.

Report Tv mësoi nga Avokati i Shtetit se gjyqtarët ndërkombëtarë, në vendimin që ende nuk është publikuar në faqen e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, kanë arritur në përfundimin se pretendimi i kompanisë turke se shteti shqiptar ka penguar investimet nuk qëndron.

Gjithashtu gjykata tha se edhe vendimet e gjykatave shqiptare, që kanë rrëzuar Kurum, qëndrojnë pasi ishin të pranuara si kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshje që në kontratën dypalëshe.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, ICSID, pjesë e grupit të Bankës Botërore, vendosi që të gjitha shpenzimet gjyqësore, edhe të shtetit shqiptar, t’i paguaja pala humbëse, Kurum.

Kompania Kurum nënshkroi kontratën në 2011 me Ministrinë e Transporteve dhe e kishte për 35 vite të drejtën e operimit. Në 2016 Ministria kërkoi prishje të kontratës me argumentin që kompania nuk kishte përmbushur kushtet.

Si Gjykata Administrative ashtu edhe ajo e Apelit konfirmuan të drejtën e Ministrisë për zgjidhjen e kontratës. Më 3 shkurt 2020, përmbaruesit shkuan në terren për të larguar kompaninë turke nga porti i Durrësit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 01/08/2024 12:38

    Turp te quash Atdheun ku te ka rene koka nocion gjeokrafik Atdheu eshte atdhe dhe na perket te gjitheve dhe jemi krenar per historin e vendit tone.Probleme ka dhe do kete si kudo ne bote koha do ti vere ne vend te gjitha.

    Përgjigju
  • Emigranti: 01/08/2024 12:14

    Si ka mundesi qe nje pron e popullit shqiptar te jepet me koncesion Kur te gjitha objektet dhe makinat jan te shtetit shqiptar Dhe keta politikane shqiptar qe e mbajn veten te kulluar ua falin te huajve pasurin kombetare Po sa tradhetar paska kjo shqiperi e jon e varfet por e pasur per kete band qe na dtejton pet 33 vjetesh Ah mor enver qe paske pas te drejt qe i shtypje kete grup njetezish

    Përgjigju
  • Populli: 01/08/2024 12:13

    Eh shyqyr, se ne do e paguanim...

    Përgjigju
  • Tutu: 01/08/2024 11:37

    Ne historine e vete ky vend i vogel i quajtur Shqiperi , nuk ka nxjerre kurre kaq shume tradhetate se keta 33 vjet… tradhetare mostra pushteti qe per dite si hienat e shqyejne dhe e shesin copa copa…per mua Shqiperia realisht eshte nje nocion gjografik..!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ Qendrat duhej të ishin gati nga gushti për të pritur emigrantët, Report Tv në Gjadër, vijojnë ende punimet (VIDEO)

Marrëveshja me Italinë/ Qendrat duhej të ishin gati nga gushti për të pritur emigrantët, Report Tv në Gjadër, vijojnë ende punimet (VIDEO)