Trajneri i Kombëtares Rolando Maran ishte shumë i lumtur pas fitores me Finlandën, por megjithatë evidentojë edhe gjëra që duhet të përmirësohen në vijim. Ai tha se në ndeshjen e fundit me Bjellorusinë nuk do të luajnë me llogari por do të hyjnë në fushë për të dhënë maksimumin.
“Elementi më pozitiv është përfshirja dhe krijimi i një atmosfere shumë pozitive edhe për tifozët në stadium. Më ka pëlqyer qasja e lojtarëve, skuadra që edhe mund të merrte 2 nga 3 rezultate, kërkoi vetëm fitoren edhe pse vuajtëm në momente specifike. Kemi qenë të zotë edhe në këto momente. E rëndësishme është që kemi fituar para tifozëve tanë që ka sjellë një atmosferë të bukur.
Djemtë kanë qenë shumë të zotë për të treguar cilësitë e tyre. Kjo edhe pse Finlanda nuk është e lehtë për t’u mundur. Për mua ky është një rezultat shumë i rëndësishëm. Mbi këtë bazë mund të ndërtojmë në vijim. Mund të arrijmë më shuëm në vijim se kemi bërë një ndeshje cilësore. Kemi bërë dy gola por mund të bënim më shumë. Kemi qenë të rrezikshëm në portën kundërshtare.
Ajo që duhet të përmirësojmë është të shmangim pasivitetin, se mund ti krijojmë hapësirë kundërshtarëve. Kjo edhe për shkak të kundërshtarit përballë. Kur ne bëhemi pasiv kundërshtari fiton besim dhe ne nuk duhet t’ia japim këtë mundësi.
Unë besoj se skuadra jonë nuk mund të bëjë llogari për ndeshjen e fundit me Bjellorusinë. Duhett ë zbresë në fushë për një paraqitje sa më të mirë. Jam unë i pari që nuk duhet të bëjë llogari sepse nuk do jepja mesazhin e duhur. Duhet të zbresin në fushë për të dhënë maksimumin,”-u shpreh Maran.
Lajmi kryesor:
Supergoli i Muçit dhe rrjeta e Manajt, Kombëtarja ‘hakmerret’ 2-0 kundër Finlandës! Kryeson grupin në Ligën e Kombeve (VIDEO)








