Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit është duke përgatitur dosjen për ekstradimin e Dritan Rexhepit, i arrestuar në Ekuador. Pasi është marrë konfirmimi për arrestimin e tij, ka nisur puna që dosja me akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe dënimet që ka marrë të bëhen bashkë në një dosje që do të dërgohet drejt vendit të Amerikës Latine. Në fakt në garë për ekstradimin e tij janë edhe shtete të tjera të Europës si, Italia, Spanja apo Britania e Madhe, vende në të cilat akuzohet për vepra të rënda penale.
Arrestimi i tij është bërë i ditur dy ditë më parë nga Interpol Tirana. Në fund të muajit qershor, pas një operacioni policor anti-drogë organizuar nga policia Ekuadoriane në Quito, i kërkuari shqiptar, duke përdorur identitet të rremë, ishte një nga personat e arrstuar në poseidim të 278 kg kokainë. Pas një hetimi kompleks ndërkombëtar koordinuar nga Zyra FIS në Interpol dhe duke përfshirë Zyrat Qëndrore Kombëtare të Interpol Qutio, Interpol Tirana, Romë dhe Bruksel, si dhe Qëndrën e Drejtimit dhe Koodinimit dhe Zyrën e Gjurmëve Dakiloskopike, një nga personat e ndaluar në Quito është identifikuar si shqiptari Dritan Rexhepi.
Dritan Rexhepi 34 vjeç, është arratisur nga dhomat e paraburgimit në Durrës në vitin 2006, pasi ishte arrestuar për vrasjen me paramendim të një punonjësi policie dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë vepër më pas është dënuar me 25 vjet burg. Pas një seri ekstradimesh pas arrestimit në Hollandë në vitin 2008, Rexhepi është përfshirë gjithashtu në arratisje nga burgu në Pavia të Italisë dhe Belgjikë ku vuante dënimet për trafik droge dhënë Itali dhe vjedhje me dhunë në Belgjikë. Me kërkesë të Shqipërisë, Italisë dhe Belgjikës, Rexhepi ishte bërë subjekt i tre Kartelave të Kuqe të Interpol dhe objekt i Operacionit Infra-Red.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3131
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35