Shqipëria 'ha koka' trajnerësh, e pëson edhe Çekia! Jaroslav Silhavy: Pres vendimin e drejtuesve

Shqipëria 'ha koka' trajnerësh, e pëson edhe Çekia! Jaroslav Silhavy: Pres vendimin e drejtuesve

Jaroslav Silhavy

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi dje 3-0 kundër Çekisë, në ndeshjen e grupit E kualifikues të Euro 2024. Në "Air Albania" kuqezinjtë "shkërmoqën" kundërshtarët, teksa te çekët trajneri Jaroslav Silhavy është në diskutim për të vijuar punën. Pas ndeshjes, numri një i stolit të Çekisë tregoi se ia ka frikën edhe një shkarkimi, megjithëse janë edhe dy ndeshje deri në fundin e kualifikueseve.

"Dorëheqja? Sigurisht që do të zgjidhet, kjo është e qartë. Megjithatë, detyra ime tani është të përgatis ekipin për të dielën, që është një kohë e shkurtër. Nuk e di se çfarë do të dalë nga drejtuesit. Natyrisht që humbja 0-3 është një rezultat i keq. Unë e marr keq. Pastaj gjithmonë shikon se si ka qenë zhvillimi e kështu me radhë. Nuk dua të justifikoj kartonin e kuq, por kur luan me 10 lojtarë tregon shumë. Situata në grup është ende e vështirë, por ne ende e kemi në duart tona. Tani kemi Ishujt Faroe në shtëpi, pastaj shkojmë në Poloni. Jemi ende në kohë dhe varet nëse do të kemi sukses në ndeshjet e rradhës", tha trajneri çek.

Duket se Shqipëria "ha koka" trajnerësh, teksa pasi kuqezinjtë mundën Poloninë, trajneri i këtyre të fundit, Fernando Santos u shkarkua një muaj më parë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore