Shqipëria ka mundur te sigurojë që të furnizojë Kosovën me 7680 megavatë/orë për 31 dhjetorin dhe 1 janarin 2022 ne formën e depozitës dhe pa efekt financiar. Kjo sasi do i kthehet pas Shqipërisë nga Kosova në sezonin e verës gjatë periudhës nga qershori në shtator kur vendi ndodhen ne thatësi dhe ka mungesë të rezervave hidrike. Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha se përtej ndihmës që do i jepet Kosovës, qeveria është siguruar që shqiptarëve të mos u mungojë energjia në ditët e festave.
'Kryeministri Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme përsa i përket përballimit të krizës energjetike në Kosovë më 31 dhjetor dhe 1 janar. Kemi angazhuar të gjithë burimet njerëzore për të gjetur një zgjidhje dhe për të furnizuar Kosovën në këto ditë shumë të rëndësishme.
Në total do të japim 7680 MWh për datën 31 dhjetor dhe 1 janar 2022, të këtij fundviti që do të kthehen në formën e depozitimit, pra pa asnjë efekt financiar për Republikën e Kosovës duke kërkuar që t’i rikthehen Shqipërisë gjatë sezonit veror kur kushtet hidrike bëhen të vështira. Pra kjo depozitë që do të dorëzohet brenda këtij muaji do të kërkojmë të na kthehet gjatë stinës së verës, nga muaji qershor deri në shtator.
Sot ka qenë në parlament për një debat mbi energjinë. Kriza energjetike ka prekur të gjithë botën. Në ditët në vijim do të flasim më gjerë edhe për abonentët që janë të lidhur me rrjetin e tensionit të mesëm se i detyron të dalin në tregun e lirë por në kushte kaq të vështira, qeveria shqiptare po analizon dhe po merren masat e duhura dhe për këtë target grup.
Është detyrë e jona që t’i ofrojmë vëllezërve tanë që të kenë shërbim. Është me porosi të veçantë nga kryeministri. Do të ofrojmë shërbim të pandërprerë në çdo skaj të Shqipërisë.'- tha ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.
Lajmi kryesor:
Kriza energjetike në Kosovë, Shqipëria i jep 7680 MWh energji për 31 dhjetorin dhe 1 janarin pa efekt financiar! Rama: T'i ndihmojmë që familjeve mos i mungojnë dritat në dy ditët e festave
/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.7%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 756
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01